Qytetarët e Maqedonisë nuk janë në listën e Bashkimit Evropian ku bëjnë pjesë vendet kërcënuese me fluks të madh të azilkërkuesve.
Zyra për Statistikë e BE-së – EUROSTAT, nga mbi 407 mijë kërkesa për azil, vetëm 102 mijë prej tyre kanë marrë mbrojtjen dhe statusin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian. Nga ky numër në të gjitha 27 shtetet anëtare, në grupin e pesë vendeve azilkërkuese nuk ka shtetas të Maqedonisë, Shqipërisë, por edhe të Serbisë e Bosnjë – Hercegovinës.
Pas publikimit të këtij raporti, tashmë është në dilemë implementimi dhe zbatimi i mekanizmit mbrojtës kundër fluksit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi që numri po vijon të zvogëlohet.
Numri më i madh i të huajve me status të azilit dhe strehimit është në Gjermani, edhe ate 22.200 shtetas të huaj, më pas vijon Suedia me mbi 15 azilkërkues, Britania e Madhe me 14 mijë azilkërkues, Franca me 14.300 azilkërkues. Numri i madh i të huajve që kanë rregulluar statusin e azilit janë nga Siria, edhe ate 18.700 veta, mbi 13 mijë nga Afganistani dhe mbi 8 mijë shtetas të Somalisë.
Sipas EUROSTAT, Kosova radhitet në vendin e tretë për nga numri i qytetarëve që kanë kërkuar status të azilit në Luksemburg. (INA)
Categories