Categories
Lajme FRI

Maqedonia prej sot në rrjetin dixhital

Qytetarët e Maqedonisë prej sot do të ndjekin programe televizive vetëm përmes sinjalit dixhital, që duhet të mundësojë fotografi të pastër kristal, zë të pandërprerë, dhe shërbime të reja interaktive.
Për shkak të procesit të dixhitalizimit është hequr sinjali analog dhe kyçja në sinjalin dixhital. Qytetarët që nuk kanë televizion kabllor, paketa programesh të platformave digjitale vendore Max ose Boom TV, ndërsa kanë televizior të vjetër do të duhet të blejnë televiziorë të rinj me paisje të instaluar  për sinjal dixhital, ose të ashtuquajturit  “set top box”, përmes të cilëve mundet të ndjekin programe televizive.
Sinjali dixhital i stacioneve televizive kombëtare  dhe rajonale në Republikën e Maqedonisë, mbrëmë u lëshua në përdorim me solemnitet në sheshin “Maqedonia”.
Në solmenitet para të pranishmëve fjalime kishin ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, drejtori ekzekutiv kryesor   i operatorit ONE, Ciril Kafol, drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike, Robert Ordanoski  dhe kryetari i Këshillit për radiodifuzion, Zoran Trajçevski.
“Nuk u realizuan parashikimet e disa skeptikëve se dixhitalizimi do të mbyll një numër të madh të televizioneve në vend, se do të sundojë errësirë mediale. Përkundrazi, asnjë nga mediat ekzistuese nuk u shuan në procesin e dixhitalizimit. Të gjihtë  vazhdojnë me punën me standarde më të larta profesionale, dhe kemi një medium  i cili prej mediumit rajonal u rrit  në kombëtar”  theksoi ministri Ivanovski.
Heqja e sinjalit analog do të lirojë shtrirje më të madhe frekuencash, që do të mundësojë për 16-të herë të rritet numri i programeve, nga 49 të tanishmet në 400.
Dixhitalizimi mundëson edhe vendosjen  e 4G (gjenerata e katërt e rrjeteve mobile me shtrirje të gjerë) me çka sigurohet shpejtësi më e madhe e hyrjes në internet.
Nga kompania ONE, që kompania për komunikime elektronike e zgjodhi përmes tenderit ta kryejë dixhitalizimin e televizioneve komerciale nacionale dhe rajonale, konfirmojnë se tërësisht janë të gatshme të gjitha proceset për profunksionimin e datës së parashikuar.
Deri tani në platformën dixhitale të ONE janë lidhur të gjitha televizonet nacionale dhe një pjesë e tyre rajonale. Televizionet e mbetura rajonale do të jenë të kyçura në platformën dixhitale, ashtu siç do t’i plotësojnë kushtet teknike.
Prej gjithsej 61 televizioneve në të gjithë shtetin 60 televizione kërkuan ndryshim të lejeve nga këshilli radiodifuziv (KRD) për kalim nga transmetimi  analog në atë dixhital. Prej tyre 30 televizione (pesë nacionale, gjashtë nga televizionet rajonale të përhershme në Shkup dhe 20 nga ish televizionet lokale) do të transmetojnë program përmes ONE-it, ndërsa 30 përmes operatorëve kabllorë. Në nivel vjetor televizionet nacionale të ONE do t’i paguajnë dëmshpërblim prej 99.840 euro, ndërsa ato rajonale 13.056. Ato vlera së pari ishin më të larta për 36 për qind, por operatori i zvogëloi pas reagimit të televizioneve dhe kërkesës që e dërgoi  ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version