Megjithëse shtet sekular sipas Kushtetutës së vendit, Maqedonia në asnjë rast nuk reflekton normat juridike të një shteti sekular. Edhe pse e ndërtuar nga një shoqëri multikonfesionale dhe multietnike, analistët vërejnë se në praktikë Maqedonia është një shtet kishtar, me tendencën e hapur për të favorizuar bashkësinë fetare ortodokse maqedonase.
Megjithëse shtet sekular sipas Kushtetutës së vendit, Maqedonia në asnjë rast nuk reflekton normat juridike të një shteti sekular. Edhe pse e ndërtuar nga një shoqëri multikonfesionale dhe multietnike, analistët vërejnë se në praktikë Maqedonia është një shtet kishtar, me tendencën e hapur për të favorizuar bashkësinë fetare ortodokse maqedonase; me kryqe dhe kisha vend e pa vend dhe me pjesëmarrjen e klerit ortodoks maqedonas gjatë inagurimit të çdo projekti dhe institucioni me karakter publik. Analisti politik Alajdin Demiri këtë dukuri e quan “krishterizim intensiv të Maqedonisë” që lindin reaksione të dëmshme te komuniteti tjetër fetar, që ai e përshkruan si “islamizim agresiv”. Sipas tij, por edhe sipas analistit tjetër Denko Malevski, klasa politike nuk as kapacitetet dhe as vizionin për ta nxjerr Maqedoninë nga skenarë të këtillë. Jo vetëm sepse krishterizmi i Maqedonisë, sikurse vërejnë ato, bëhet me regji të vetë pushtetit, por edhe sepse sfidat për ndërtimin e shteti modern evropian, në themelet e së cilit qëndron sekularizmi, qëndrojnë mbi kapacitetet dhe vizonin e klasës politike në Maqedoni. E gjithë kjo shpie drejt një mostolerance fetare, shenjat e së cilës ka kohë që shfaqen Maqedoni. Mirëpo, ky shkak i mostolerancës fetare, sipas Faredin Ebibi, dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, nuk vjen nga platformat fetare, por nga politizimi i fesë, respektivisht nga favorizimi i njërit komunitet fetar në dëm të një komuniteti tjetër.
Përçarja e shumëfishtë
Koncepti i Maqedonisë për shtet laik është vetëm teori, thotë Demiri. Pasi, “prej pavarësimit në vitin 1991, sidomos me ardhjen e VMRO-së në pushtet e veçmas të VMRO-së, është duke ndodhur krishterizimi intensiv i Maqedonisë”, plotëson më tej ai. Tendencën të këtillë Demiri e sheh në ndërtimin dhe vendosjen e kishave dhe kryqeve jo për nevojë të besimtarëve, por si rezultat i agresivitetit të brendshëm të Kishës Ortodokse Maqedonase, me të cilën kërkohet t’ju shpallet luftë besimeve tjera në shtet, më konkretisht Fesë islame. “Nga ana tjetër, si reaksion i kësaj tek popullata myslimane është duke u paraqitur një islamizim gjithashtu agresiv, apo vehabizim i fesë, që është tepër i dëmshëm. Pavarësisht faktit se behet fjalë për struktura mercenare, është fakt se ato gjejnë shtrirje të madhe tek një pjesë e popullatës muslimane shqiptare dhe kjo është e dëmshme pasi bën përçarje në mesin e komunitetit mysliman”, pohon Demiri. “Është e vërtetë se gjithë këto vite në nivel të politikave shtetërore, nuk sillemi si shtet sekular”, thotë analisti Malevski, pasi sipas tij është në traditën e shteteve ballkanike që ta kenë shumë të vështirë që të përqafojnë me kohë kërkesat e reja.
“Kur bëhet fjalë për besimin ortodoks, është e njohur se kishat dhe shtetet pleksen në një. Neve kemi problem të distancohemi nga kjo traditë dhe ta bëjmë shtetin institucion mbi ndarjet fetare me qëllim që në një shoqëri multikonfeksionale të provojmë vlera të përbashkëta në vend të ndasisë”, shprehet ai. Kështu favorizimi i Kishës Ortodokse Maqedonase, sipas tij, jo vetëm që i largon qytetarët e besimeve tjera, në këtë rast myslimanët nga të krishterët, por i largon edhe vetë maqedonasit, të cilët priren të identifikohen shumë më tepër me fenë se sa me nacionalitetin dhe gjuhën që flasin. Gjatë këtyre 20 viteve, plotëson Malevski, feja përdoret për simbiozë mes kishës dhe shtetit me qëllim të forcimit të pozicioneve politike të atyre që besojnë se në këtë mënyrë forcojnë edhe pozicionet e kombit të tyre, por që në të vërtet nxisin ndasi të thella në shoqërinë. “Kulmi i këtyre përçarjeve ishte kur në shkolla u dërguan priftërinj dhe hoxhallarë dhe kur habitshëm fëmijëve iu imponua elementi dallues”, vlerëson ai, për të shtuar se kemi rrugë të gjatë deri ndërtimin e një shteti modern evropian, i cili do të kujdeset njëlloj për të gjithë dhe që nuk do të monopolizohet nga asnjëra fe. Realiteti në Maqedoni, mjerisht është krejt i ndryshëm, edhe i normave juridike dhe kushtetuese, thotë Ebibi, dekani i FSHI-së. Në rrafshin fetar kemi një multikonfeksionalizëm të qëndrueshëm, por në rrafshin shtetëror kemi favorizim të një feje dhe anashkalim të një feje tjetër. Për këtë arsye, plotëson më tej ai, nëse duhet të bashkëjetohet, duhet edhe të kultivohet toleranca ndërfetare, që fatkeqësisht nuk shihet në horizont. “Është e çuditshme se si vetëm në Maqedoni toleranca dhe mirëkuptimi nuk kërkohen nga komuniteti më i madh, por nga komuniteti më i vogël. Në fakt duhet të ndodhën e kundërta e asaj që në Maqedoni është bërë praktikë. Mjerisht, realiteti nuk korrespondon me atë që pretendohet në Kushtetutë dhe Ligj”, vëren ai.
Skenarët e zymtë
Analistët ndërkaq shkojnë edhe me tej kur analizojnë pasojat e mos tolerancës fetare, të nxitur nga elitat politike. Demiri, shpjegon se “ krishterizimi intensiv dhe i panevojshëm i Maqedonisë krijon terren për paraqitjen e strukturave agresive islame”. Kjo thotë se është e rrezikshme për një shoqëri multikofeksionale dhe multietnike, prandaj nuk duhet luajtur me skenarë të këtilla mjaft të rrezikshme. Përveç kësaj, Demiri dhe Malevski, thonë se gjasat për të ndryshuar janë të pakta . “Mënyra se si zhvillohen kishterizimi intensiv në njërën anë dhe në anën tjetër, islamizimi agresiv, tregon se kemi të bëjmë me skenarë të një projekti që kurdoherë do të eskalojë edhe atë shumë vrazhdë, pasi konfliktet fetare janë shumë më të rënda se çdo lloj konflikti tjetër. Kështu ishte në Bosnjë, kështu ishte në Kroaci dhe kësi problemesh janë duke u kultivuar edhe në Maqedoni”, nënvizon Demiri. Klasa politike, plotëson më tej ai, si në pushtet dhe opozitë nuk kanë kapacitet të zgjidhin këto probleme, sepse janë vetë krijuese të tyre.
Sipas tij, VMRO ka krijuar vetë krishterizimin e Maqedonisë dhe nuk ka si të heqë dorë nga ky projekt, ndërsa opozita edhe pse mund të ketë vizon nuk ka kapacitet të bëjë korrigjimet e nevojshme. Këtë mendim ndan edhe Malevski. “Kam përshtypjen se sfidat që kanë përpara politikanët për të ndërtuar një shtet modern evropian dhe në këtë kuptim shtet modern sekular, i tejkalojnë kapacitete e tyre. Pra sfidat evropiane janë larg kapaciteteve, aftësive dhe vizioneve të politikanëve aktual”, thotë ai. Në vend që të mësojmë prej tjerëve, pra të marrim shembull prej tyre, neve vazhdimisht mësojmë nga konfliktet, plotëson Malevski, ndërsa është skeptik se për një të ardhme të shpejtë mund të ndodhën transformim radikal në mendësinë e krijimit të politikave. Ndërkaq, në një shoqëri tejet të politizuar sikurse është Maqedonia, në orientimin e masave është shumë e rëndësishëm ajo që propagandojnë elitat politike pra njerëzit që qëndrojnë në majën e piramidave politike./koha/
admin
11 years ago
previous article
IFFHS: Neuer, portieri më i mirë i vitit 2013
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago