Nga viti 1998 deri 2011 nga Maqedonia janë larguar 230 mijë qytetarë, që nënkupton rreth 10 për qind të popullsisë.
Këto të dhëna janë publikuar nga Shërbimi për statistikë i Bashkimit Evropian – Eurostat. Megjithë, bëhet e ditur se shifra e qytetarëve që kanë braktisur vendin është edhe më e lartë, për shkak se nuk dihet se sa qytetarë të Maqedonisë kanë të rregulluar qëndrimin në vendet e BE-së dhe se sa prej tyre ishin larguar nga ky vend pa dokumente personale dhe pa posedimin e shtetësisë.
Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë të rregulluar qëndrimin në Itali, Gjermani, Austri dhe Slloveni, dhe më pas vijojnë shtetet e tjera evropiane.
Sipas Eurostat, nga viti 2002 deri 2008, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë përfituar të drejtën e shtetësisë së vendeve evroperëndimore. Sipas të dhënave, rreth 5 mijë qytetarë për çdo vit kanë marrë shtetësinë e vendeve të BE-së.
Sipas Eurostat, Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të emigracionit nga vendet e Ballkanit. Sipas Bankës Botërore, rreth 45 për qind e popullatës së përgjithshme të Shqipërisë janë në emigracion dhe pas saj vijon Bosnjë – Hercegovina me 38,9 për qind. (INA)
EDITOR
12 years ago
previous article
Rriten për 7% dërgesat e emigrantëve shqiptarë
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago