Elvis Kabashi shihet si një trashëgimtar i denjë i Klaudio Markiozios te Juventusi. Një gjë të tillë e pohon vetë mesfushori i “Zonjës” gjatë një interviste dhënë “tutojuve”. I pyetur sesi e shikon të ardhmen e mesfushës së Juventusit, zëvendëskapiteni u përgjigj: “Për mua shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi kur luaja tek të rinjtë isha në pozicionin që ka sot Pirlo. Pastaj ndryshova rol dhe duhet të them se Kabashi, i cili stërvitet me ne gjatë javës, ka pikërisht ato të dhëna fizike. Ai mund të luajë në rolin tim dhe madje shpeshherë mundohem që t’i jap këshilla sesi duhet të sillet në fushën e lojës”, – ka pohuar Markizio.
Talenti i Kombëtares shqiptare U-19 kaloi vetëm vitin e shkuar nga të rinjtë e Empolit te Juventusi dhe në disa raste është marrë në pankinë nga trajneri Konte.
EDITOR
12 years ago
previous article
Çakër thyen heshtjen: Ja pse e nxora Nanin me të kuq
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago