Categories
Lajme FRI

Marrëveshja e Ohrit, 13 vite më pas: A u përmbush misioni?

Marrëveshja e Ohrit gjithnjë e më shumë shndërrohet në platformë për shtet të ndarë me enklava partiako-personale, vlesërojnë një pjesë e ekspertëve. Sipas të tjerëve, sjellja ndaj Marrëveshjes kornizë është joserioze, gjë e cila solli deri te zbehja e interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për fatin e tij, që mund të jetë shumë brengosëse për ardhmërinë e Maqedonisë.

Маqedonia,13 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit – rrugëve të Shkupit ndodhin proteste, në zemrën e bashkëjetesës, në çarshinë e vjetër të Shkupit u demolua kafeteria  „Nju Orleans“ për shkak të  „muzikës maqedonase“.
“Marrëveshja kornizë do të realizohet me etapa dhe sinqerisht kur Ahmeti do të flasë maqedonisht, kur „ Raspukalla Shar planina“ do të dëgjohet në çarshi, por edhe  „Shotë mandolina” nëpër kafenetë e maqedonasve”, vlerëson analisti dhe kolumnisti Aleksandar Çomovski.
Isen Saliu, redaktor kryesor dhe përgjegjës i gazetësLajm“, vlerëson se biznes-partnerët qeveritarë nuk e kanë me rëndësi si është shkruar dhe si lexohet marrëveshja kornizë sa i përket marrëdhënieve ndëretnike. Nënkryetari i Kuvendit, nga rradhët e VMRO-DPMNE-së në pushtet,Аntonio Milloshoski, vlerëson se emërimet ne dhe ata si objekt i bisedimeve politiko-ditore nuk do të zhduken nga hapësira publike maqedonase në 50 vitet e ardhshme.
“Мendoj se qasja joserioze ndaj marrëveshjes kornizë nga ana e atyre që janë kompetentë që ta zbatojnë këtë marrëveshje, rezultoi me zbehjen e interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për fatin e tij, që mund të jetë shumë brengosëse për ardhmërinë e Maqedonisë”, thotë në deklaratë për Inbox7, Saliu.
Ai thekson se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të gjitha përparësitë dhe mangësitë e tij, ishte mundësi e shkëlqyeshme që Maqedonia njëherë e përgjithmonë të ndërtojë themele të marrëdhënieve ndëretnike dhe ti kushtohet temave reale që i preokupojnë qytetarët.
“Derisa kështu kuptohej marrëveshja, kishte edhe rezultate konkrete në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Kjo mbase nuk u shkonte përshtati armiqve të maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilët u mobilizuan që tërësisht ta deformojnë frymën e marrëveshjes së Ohrit, duke e shndërruar atë nga marrëveshja për krijim të paqes, në marrëveshje për krijim të tendosjeve ndëretnike”, thekson gazetari Saliu.
Aleksandar Çomovski përkujton vitin 2001 kur në Ohër zhvilloheshin negociatat tensionuese mes aktorëve politikë dhe lehtësuesve ndërkombëtarë.
“Raportimi nga ngjarja, që për mua është detyra më e lehtë, në Ohër ishte barra më e rëndë për një gazetar. Fillimi i negociatave ishte me emocione politike dhe nacionale, retorika nacionaliste, incidente të përgjakshme. Për herë të parë e ndjeva edhe barrën e ndjekësve të VMRO-së nga viti 2001, të shkruara në grafite anembanë Maqedonisë– “Çomi- shqiptar“. Familja gazetareske në Ohër ishte shumë më e pjekur dhe më e integruar se sa pjesëmarrësit në bisedime në vilën Biljana. Mendoj se periudha para dhe pas pavarësisë në vitet 1989-1992, si dhe konfliktet e armatosura të viteve 1999-2002 janë çastet më të mira dhe më të ndritshme të gazetarisë profesionale në Maqedoni. Dhe, pse mos ta them– atëbotë gazetarët e duanin Maqedoninë”, është decidÇomovski.
Ai thotë se edhe atëherë edhe tash beson se Maqedonia ka perspektivë vetëm nëse krijojmë jetë shoqërore të një shoqërie të integruar me vlera të përbashkëta.
“Frikësohem se Marrëveshja e Ohrit gjithnjë e më shumë shndërrohet në platformë për shtet të ndarë me enklava partiako-personale”, shton Çomovski.
 
Bexheti kryeministër i Maqedonisë, Spirovski kryetar i Tetovës
Mendimet e analistëve rreth çështjes nëse Marrëveshja kornizë është zbatuar tërësisht janë të ndara.
Problemi qëndron në faktin se nuk ekziston asnjë reflektim zyrtar, të përgatitur nga institucionet kompetente rreth asaj se sa ësgtë zbatuar deri tash marrëveshja kornizë, respektivisht çka nuk është zbatuar nga ajo. Është evidente se ka ende hapësirë për zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshje, veçanërisht sa i përket përfaqësimit të drejtë, përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, shpërndarjes së drejtë të mjeteve buxhetore dhe çështje tjera, që duheshin të ishin mbyllur para plotë 10 viteve”, vlerëson Isen Saliu, gazetari- redaktor kryesor dhe përgjegjës i gazetës Lajm.
“Pa u realizuar një shqyrtim zyrtar nga ana e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund të bëhet analizë më e thellë rreth asaj se çka është zbatuar nga kjo marrëveshje, respektivisht strategji se si duhet të implementohen obligimet e mbetura”,thekson Saliu.
Kolumnisti Çomovski është decid se Marrëveshja Kornizëdo të realizohet me etapa dhe sinqerisht kur “Ahmeti do të flasë maqedonisht, kur „ Raspukalla Shar planina“ do të dëgjohet në çarshi, por edhe  „Shotë mandolina” nëpër kafenetë e Maqedonisë”. Кur një ditë Bexheti do të jetë kryeministër, ndërsa njeriu i parë i Tetovës do të jetë, për shembull, Spirovski, kur do të ndrëpritet segragimi buxhetor, kadrovik dhe politik”.
“Futurizmi i tillë ndoshta po braktiset edhe në Evropën e re, por ne jemi Union i cili ka traditë shekullore të jetës multietnike dhe multikonfesionale. Brendi ynë ështëkojshiu-kapixhikuAi është prodhim më i vlefshëm se të gjitha dokumentet artificiale dhe përpjekjet e deritanishme të elitave në pushtet që zgjedhësit ti shndërrojnë në njerëz pa identitet social dhe personal”, thotë Çomovski.
Тrembëdhjetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit akoma ka të paktën dy lexime ose dy interpretime, deklaroi në intervistën për inbox7, nënkryetari i Kuvendit Аntonio Milloshoski.
“Çdokush këtë marrëveshje e cila, sipas meje, tashmë është inkorporuar në normat kushtetuese dhe ligjore të Maqedonisë, e sheh nga prizma e ti. Por politikanë të caktuar nga bashkësia shqiptare, e shohin këtë përmes mënyrës së tyre të leximit të marrëveshjes, kërkojnë zgjërim të  tij ose të paktën e interpretojnë ekstenzivisht. Nga ana tjetër, te politikanët maqedonas dominon qëndrimi se është dhënë më shumë në aspektin e të drejtave se sa është fituar nga ana e kundërt. Ne mund të marrim shembuj nga shoqëri tjera në të cilat emërtimet ne dhe ata janë objekt i polemikave politike – ditore. Dhe bëhet e qartë se kjo temë nuk do të zhduket nga hapësira publike e Maqedonisë në 50 vitet e ardhshme, andaj duhet të zhvillojmë kapacitete për menaxhimin e saj të mirë me vëmendje dhe seriozitetin më të madh. Si dhe pjekuri shoqërore dhe politike te çdo faktor në shtet se keqpërdorim i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni është i lehtë, por pasojat mund të jenë të rënda”, thaMilloshoski.
Njëkohësisht, Saliu vlerëson  se nuk ka lexim të ndryshëm të Marrëveshjes kornizë nga pala shqiptare dhe ajo maqedonase, të paktën jo nga subjektet politike që janë në koalicion qeveritar.
“I ashtuquajturi  “lexim i ndryshëm” është vetëm pjesë e skenarit për mashtrimin e opinionit dhe  defokusim nga problemet sociale të qytetarëve dhe nga aferat e korrupsionit. Unë ju siguroj se biznes-partnerët qeveritarë nuk e kanë me rëndësi si është shkruar dhe si lexohet marrëveshja kornizë sa i përket marrëdhënieve ndëretnike. Kjo marrëveshje tani lexohet vetëm si inspirim për krijimin e skenarëve për filma me tendosje ndëretnike dhe për prodhimin e  patriotëve të rrejshëm”, tha për inbox7 Saliu.
Pse në Maqedoni, 13 vite pas konfliktit maqedonasit dhe shqiptarët ngritin dhe përulen çdokush para përmendoreve të viktimave të tyre nga konflikti? Çomovki bën krahasim me Monsin në Francë ku kapërmendore të përbashkët për 230.000 ushtarë gjermanëdhe 284.000 ushtarë britanikë dhe aleatë nga betejat e përgjakshme në Luftën e Parë Botërore. “Ja pra, nga vlera të tilla evropiane mund të mësojmë diçka të zbatueshme edhe për Maqedoninë pas marrëveshjes kornizë”, thotë ai.
Çarshia e vjetër në Shkup, shembull për bashkëjetesë
Dikush e ka kuptuar gabimisht Marrëveshjen kornizë, thuan dyqynxhinjët me të cilat bisedoi inbox7 në çarshinë e vjetër të Shkupit. Njëri nga pronarët e shitores për lëkurë  „Маrija“, ku familja e tij me dakada ka dyqan zejtarie, thotë se çarshia e vjetër është buket nga trëndafila nga më të ndryshmet, ajo është shembull i bashkëjetesës.
Nënshkrimet e vëna - obligim për një Maqedoni  të qytetarëve të barabartë
Nënshkrimet e vëna – obligim për një Maqedoni të qytetarëve të barabartë
“Për mua Ibroja çdoherë do të mbete Ibro, Trajkoja do të mbetet Trajko. Ashtu ishte edhe gjatë konfliktit, këtu pyetemi bashkë se vallë ku gabuam. Çka ju duhej kjo, ne jetojmë bashkë dhe askush nuk mund të na ndajë. Struktura është tërësisht e përzier, te pronarët shqiptarë punojnë maqedonas, punësohen pjesëtarë të të gjitha nacionaliteteve”, spjegon ai.
Më poshtë në çarshi gjendet qebaptorja „Destan“ e cila ekziston që nga viti 1913.
“Тermi tanët dhe tuajt më irriton, te ne ka ndarje në punëtorë dhe dembel. Mes 35 të punësuarve ka nga të gjitha bashkësitë etnike”, deklaroi për inbox7, Аqif Haxhia.
Sipas tij, përleshjet në çarshi janë raste të izoluara të shkaktuar nga djem të rinj të ardhur nga mjedise rurale që bëjnë probleme me qëllim që ta kthejnë vëmendjen kah vetja.
“Edhe më parë ka pasur rivalitet, për shembull, mes  vodnjanasve dhe maxhirmëhallasve. Por, dallimi është se atëherë rriheshim me duar, kush është më i fuqishëm, rrahjet ishin më të shpeshta, por me pasoja më të vogla. Tani kanë armë, andaj edhe pasojat janë tragjike”, përkujtohet Haxhia.
Njerëzit të cilët një pjesë të madhe të jetës së tyre e kanë kaluar në çarshi pyesin pse është më lehtë që të dëgjohet turbo-folk serb, dhe jo këngë maqedonase në kafeteritë e shqiptarëve, por edhe anasjelltas, këngë shqiptare në kafeteri maqedonase? Kur nxënësit e shkollës fillore do të fillojnë ti mësojnë gjuhët e pakicave në mjediset e tyre, ashtu siç para 3 dekadave në këto hapësira mësohej gjuha serbe, dhe të flitej gjuha turke para tre shekujve?
http://al.inbox7.mk/?p=1244

Exit mobile version