O shoku im i ngushtë!
Ti je ai vëllai im që e zgjodha vetë,
Me pranimin tënd, miqësia jonë u bë realitet.
Sa e sa poetë e kanë thënë me gojë të vet,
Se rrinë bashkë vetëm shpirtrat që kanë afinitet!
Shok i dashur!
Ji pasqyra ime e mirë kur nuk jam si duhet,
Më ngrit në këmbë me fjalë të mira kur morali më shuhet!
Kur unë nuk jam unë, më thuaj edhe fjalën që është rëndë të thuhet!
Ma thuaj edhe të hidhëtën, se të ëmblën edhe armiqtë ma thonë,
Nëse më do me të vërtetë, ma thuaj para se të më bëhet vonë!
Mos ma thuaj haptas, që ta kuptojnë të gjithë,
Se kritika publike është si të ngacmosh lyth!
Ma thuaj fshehtas, që ta kuptoj veç unë.
Sa më butë që mundesh, pa përdorur dhunë.
Sa më ëmbël që di, që të ta ketë zili edhe sheqeri,
Sa më ngadalë në fjalë, me durim të mirë shoferi.
Sa më shkurt që duhet, që egoja të mos druhet!
Dhe gjithnjë paramendoje se ty po të thuhet…
Shok!
Ne jemi në dy trupa që kemi një shpirt tok!
Ne rrimë në botë herë bashkas, herë veças.
Dhe me këtë ua tregojmë të gjithëve mënyrën tonë:
Kur nuk jemi bashkë – nuk jemi armiq,
Kur bashkohemi, jemi më shumë se veç miq!
Ne jemi elemente, që bëjnë një aparat të shtrenjtë,
Si shumë çështje të tjera, miqësinë e kemi të shenjtë.
Duke bërë miqësi të këtilla, bota bëhet më e mirë.
Çfarë ka thënë afrikani, në ballë e kemi lyer me ngjyrë:
Nëse do të mbërrish shpejt, nisu tash e shko vetë.
Nëse do larg, shko tok me shokët më të mirë në jetë!
Arsim Jonuzi
më 2 korrik 2014
EDITOR
10 years ago
previous article
Zyrtare, Erdogan kandidat për president të Turqisë
next article