Categories
Fetva

Martesa me prostitutet (laviret)

Me termin “prostitute” nënkuptojmë grate që haptazi merren me kurvëri dhe fitojnë të holla nëpërmjet këtij profesioni. Murthid ibn Ebi Murthid kërkonte lejen prej Pejgamberit a.s. të martohet me një lavire që e njihte prej kohës paraislame e që quhej I’nak, mirëpo ai refuzoi dhe zbriti ajeti i Kur’anit: “Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet askush pos ndonjë laviri ose idhujtarë. Ajo (lavirja, ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.” (Nur, 3)
Pastaj pejgamberi ia lexon këtë ajet dhe i thotë: “MOS E MARTO”
Zoti i Madhëruar lejon martesën me besimtaret dhe me ithtaret e librit, ashti siç lejon edhe martesën e burrave, por me kusht që të kenë për qëllim bashkëshortësinë e jo prostitucionin. Ai që se pranon këtë parim të Kur’anit konsiderohet mushrik, dhe i lejohet të martohet vetëm me mushrike. Ai që pranon këtë parim dhe dhe obligohet se do ta aplikojë por martohet me atë që e ka të ndaluar për martesë, konsiderohet zani.
Ky ajet vijon pas ajetit të dënimit në suren NUR: “Laviren dhe lavirin ti rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna”. (Nur,2).
Ky është denim fizik e ai është denim etik. Ndalimi i martesës me lavirin e laviren, sipas traditës bashkëkohore, i ngjanë dënimit me heqjen e nderit të qytetarit, me anulimin e shtetësisë ose me privimin e disa të drejtave të posaçme.
Pasi që e sqaron kuptimin e ajetit të lartëpërmendur, Ibn Kajjimi (Zoti e mëshiroftë), thotë: “Ky parim është i qartë dhe i obliguar nga Kur’ani, bile obligim instiktiv dhe racional. Zoti i Madhëruar ia ndaloi robit të Vet të jetë burrë i tradhtuar, bashkëshort i mashtruar dhe njeri i degraduar i cili do të martohet me lavire. Zoti d.m.th. e mbolli në njerëzit instiktin që këtë ta urrejnë dh eta dënojnë. Për këtë shkak, nëse dëshirojnë njerëzit të shajnë ndokënd, thonë: “Burri i lavires” Zoti nuk e lejon muslimanin të jetë i tillë.”
Ndalimi i tillë sqarohet më tepër nga fakti se gruaja e tillë bën krim kundër burrit të vet dhe shoqërisë. Ajo fëlliq shtratin e burrit të vet dhe shkatërron rrjedhën të cilën Zoti dëshiron ta mbrojë për hir të integritetit dhe funksionimit të pastër të shoqërisë, që e konsideron edhe dhunti të Veten për njerëzinë. Prostitucioni shkakton kaos në lidhjet e rrjedhës familjare. Një prej karakteristikave të urta të sheriatit është ndalimi i martesës me lavire (prostitute) derisa të pendohet dh eta bëjë të ditur se nuk është me barrë. (Pastërtia e saj vërtetohet me anë të të përmuajshmeve).
Po ashtu, lavirja është grua e degraduar…
Zoti i Madhëruar e ka bërë martesën për hir të dashurisë e mëshirës. Pasi që dashuria është e pastër, atëherë si mund e keqja të jetë e dashur për burrin e mire? Burri quhet ‘zeuxh’ nga dualiteti e që do të thotë barabarësi: dy të martuarit janë dy pale të barabarta, e sipas sheriatit, nuk mund të jenë të barabartë i miri me të keqen, ngase në raste të tilla nuk lindin dashuria, mëshira ose respekti i ndërsjellë. E vërtetë fjala e Zotit kur thotë: “Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqijtë dhe të këqijtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet”. (Nur, 26).
Dr.Jusuf el Karadavi – Shqip

Exit mobile version