Categories
Fetva

Martesa mes dy Bajrameve

PYETJA: Jam e fejuar dhe mendoj që martesën ta bëj mes dy festave të bajrameve, por shumë prej njerëzve më kanë këshilluar që mos të martohem në këtë periudhë kohore, duke me thënë se nuk bën të martohet njeriu në periudhën mes Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit. Cili është qëndrimi i sheriatit islam për këtë çështje dhe a ka ndonjë transmetim nga Pejgamberi alejhis-selam për këtë?
PËRGJIGJA: Falemenderimi dhe lavdrimi i takon Allahut të madhërishëm. Paqa dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin alejhis-salatu ves-selam.
Martesa është e lejuar në të gjithë muajt, kurse ajo që thuan disa njerëz se martesa është e ndaluar në muajin Sheval apo në periudhën mes dy festave të bajrameve është injorancë dhe mendim i gabuar nga i cili duhet hequr dorë.
Vetë i Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. është martuar në muajin Sheval i cili gjendet mes dy bajrameve, dhe nuk ka argument më të fuqishëm se sa veprimi i vetë Pejgamberit të All-llahut. Prandaj, duke u bazuar në këtë, disa prej dijetarëve kanë thënë se, martesa në këtë kohë është e pëlqyer.
Andaj motër e nderuar, mbështetju All-llahut të Lartësuar dhe martohu. All-llahu ju bekoftë.
Përktheu: Mevlan Abazi
Dr.Jusuf el Karadavi – Shqip

Exit mobile version