Është rruga që do t’i jepte frymëmarrje një krahine të tëre si Dibra, por edhe shume më tej deri në Shkup e trevat e tjera në Maqedoni, që do të afroheshin ndjeshëm me kryeqytetin e Shqipërisë.
Rruga e Arbërit nisi me bujë e me deklarata të mëdha politike, që më pas ia lanë vendin paqartësisë e problemeve të tjera që e penguan në mënyrë të vazhdueshme përfundimin e saj.
Po sot, në ç’gjendje është ky aks, ku kanë mbetur punimet dhe çfare po bëhet me të?!
Traseja qe nis diku prane fshatit Brar te Tiranes te jep ndjesine pozitive se dicka po leviz ne realizimin e projektit qe duhet te kushtoje mbi 300 milione euro.
Por, shpejt entuziazmi ia le vendin zhgenjimit… Nje tunel i pare qe del ne nje kthese jo pak te rrezikshme dredhon ne rrugen qe humbet vetem pak kilometra me pas… Segmenti i pare me vlere rreth 16,7 milione euro duhet te kishte perfunduar kohe me pare te pakten ne leter, por punime jane kryer deri diku ne Zall-Dajt me tej asgje.
Nga ketu, rrugetimi duhet te vijoje permes rruges se vjeter. Ndryshe nga ç’ishte pompuar aq shume mediatikisht se punimet kishin mbetur vetem ne tunelin e Murrizit, realiteti eshte krejt tjeter.
Drejt Koder-Shupalit, rrugetimi me makine perngjan me shume me nje lundrim me varke duke ndjere lekundjet e forta e turbulluese si pasoje e gjendjes se keqe te saj.
Te gjithe presin, shpresojne, kane degjuar shume, por kane pare kaq pak…
Aksi i vjeter nga ku nuk dallohet kurrefare punimi per Rrugen e Arberit zbret ne qendren e komunes ne Zall Bastar. Qe aty ajo dredhon permes nje shtegu te stisur mes lumit, per te kaluar ne krahun tjeter.
Fshati i radhes eshte Bastari me rreth 1 400 banoret e tij. Edhe ketu asgje, aq sa hera heres te duket e veshtire te jete folur aq shume per kete rruge qe po pershkojme e qe ne fakt ne terren ka pak ose aspak gjurme.
Rruga perkeqesohet. Ne vendin ku duhej te hapej tuneli ne Qafen e Murrizit, prane fshatit Kaçu e qe u shty e u debatua aq shume per shkak siç u tha zyrtarisht te prezences se madhe te ujit ka vetem bimesi te hazdisur, aty e ne te gjithe pjesen e gjere perreth, por edhe nese do te kishte qene keshtu, a thua vertete punimet kane mbetur vetem tek ky tunel? Apo shume here me larg?!
Fillimisht, ky tunel ishte projektuar te ishte 3,5 kilometra, pastaj kilometrat shkuan ne 2,7 dhe u rrit kuota e lartesise ku ai do te kalonte. Projekt pas projekti, deklarata pas deklaratash, fushate pas fushate qe prodhoi veç kete realitet: Një banor të zonës që duhet të kalojë mbi kalë.
Ne krye te Qafes se Murrizit gjithçka duket edhe me qarte.
Ne horizont mes maleve mund te dallohen lehtesisht pjese te kryeqytetit ose me saktesisht zona e njohur si Shkallet e Tujanit, por po te kthehemi ne krahun tjeter do te dallojme edhe Qafen e Buallit qe i paraprin qytetit te Bulqizes.
Keto pamje jane te mjaftueshme per te dhene nje ide sa afer jane keto zona aq sa mund t’i bashkosh edhe me sy te lire.
Edhe ne te zbritur ne zonen ku duhet te dilte tuneli, ne afersi te fshatit Xiber Murrize te Matit, me rreth 280 shtepi asgje nuk ndryshon.
Punime s’ka, gjurme s’ka…veç pritje me shikim nga horizonti, gërxhe, lumenj, orientim i veshtire pa asnje drejtim te qarte deri ne brendesi te fshatit.
Nuk eshte e veshtire te kuptosh sesa e rendesishme eshte kjo rruge per te gjithe kete zone qe do te mund te ndryshonte rrenjesisht realitetin e saj.
Duke kthyer keto pjese sot te thella ne fshatra periferike te kryeqytetit ose me mire ne zona turistike te tij….
Fshatrat pasojne njeri-tjetrin, ndersa nga rruga e famshme e Arberit nuk duket ende gje, veç nje projekti imagjinar qe ketu nuk egziston.
Pas rreth 23 km, nga Zall Dajti, me ne fund dallohen punime. Pikerisht ne zonen e njohur si Ura e Vashes… Edhe ketu çudite kane pjesen e tyre. Punimet per uren qe do te lidhe dy pjeset nuk duken, thuhet se edhe vete ura nuk do te behet ne te njejtin vend siç e paten ndertuar Arberit, ku edhe kepet qe duhet te lidhen jane me te aferta, por ne nje pjese tjeter me te larget, kjo si pasoje e disa veshtiresive te papritura qe ne kete rruge duket sikur s’kane fund kurre…
Nga siper duket qyteti i Klosit, derisa shtegu bashkohet me rrugen nacionale, ne luginen e Planit te Bradhe, ne pak kilometra punohet, por serishmi gjerat ngecin vetem pak me tej ne te ashtuquajturin tuneli i Qafes se Buallit edhe ai, nje here ishte tunel rreth 850 metra i gjate me vlere mbi 13 milione euro, pastaj u punua per ta eleminuar, derisa gjerat mbeten ne ajer.
Rruga vijon pas shpines se Bulqizes e me pas bashkohet pak me tej me rrugen e dikurshme qe s’ka asnje lidhje me ate te Arberit.
Pak minuta me pas gjerat perfundojne, nga fshati Gjorice e me tej ajo zhduket serisht mes traseve te pakta ku punohet, zhdukjes e rishfaqjes, projekteve te ndryshuara shpeshmi Rruga e Arberit duket si nje loje kuka-fshehti, e denje per prestigjatore, ne kete rast politike.
Ajo duhet te vazhdonte qe ketu ne drejtim te Dibres se Madhe, duke shkuar deri tejmi ne Bullgari.
Nese sot, rruga Tirane – Diber e Madhe eshte e gjate mese 160 kilometra me rrugen e Arberit ajo do te behej vetem 72,6.
Zhvillimi qe do t’i jepte te gjithe kesaj pjese ku do te kalonte, por edhe me tej do te ishte i jashtezakonshem, duke krijuar mundesi te pafundme ekonomike, punesim, zhvillim e gjithcka tjeter qe meriton e gjithe kjo zone.
Nese ecen mbi premtime te fryra e deklarata elektorale kjo rruge duhet te ishte perfunduar me kohe, por nese ecen mbi realitetin do te shohesh se jane bere vetem grimca pune e asgje me shume. / Top Channel
Categories