Një grup vajzash, të cilat këtë vit përfunduan shkollimin e mesëm, zgjodhën të mos bashkangjiten në festimin e maturës. Zgjodhën për të qëndruar larg zhurmës së madhe dhe festimit të tepruar.
Për këtë, Sektori i Femrës, pranë Forumit Rinor Islam, dega Kumanovë, për mbrëmjen e 20 majit, organizoi një darkë solemne për maturantet.
Përveç tyre, të pranishme ishin edhe anëtare e aktiviste të Sektorit të Femrës si dhe disa apsolvente.
Pas darkës pasoi një program i shkurtër i përgaditur nga vetë maturantet, përfshirë kështu disa poezi, ilahi, monolog si dhe një prezentim në aspektin psikologjik përgaditur nga njëra apsolvente.
Dhe, në fund, maturantet morën nga një dhuratë modeste nga ana e Sektorit të Femrës, pranë FRI-së.
Përshtypjet e këtyre maturanteve ishin shumë të mira, dhe nuk harruan për të shprehur falenderimet për Forumin Rinor Islam që mbrëmjen e tyre të maturës e bëri të veçantë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam