Ndeshja e mbrëmshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur në Beograd, përfundoj para kohe përshkak të incidenteve që ndodhën. Menjëherë pas incidenteve, futbollistët shqiptarë u larguan nga fusha e më pas edhe nga stadiumi në drejtim të aeroportit për tu kthyer në Tiranë rreth orës 03:30.
Mavraj në profilin e tij zyrtar në Facebook
Mavraj në profilin e tij zyrtar në Facebook
Njëri nga futbollistët, Mërgim Mavraj, është lajmëruar pak orë më vonë nga xhamia “Dine Hoxha” në Tiranë ku ka falur namazin e sabahut. Ai, në faqen e tij në facebook, ka postuar një fotografi ku shihet me imamin e xhamisë “Dine Hoxha”, hoxhë Ahmed Kalaja. Mavraj, këtë fotografi e ka shoqëruar me tekstin: “Namazi i Sabahut në Tiranë me hoxhën Ahmed Kalaja, pas një nate të pergjaktë”./Shembulli/