Boksieri amerikan është sportisti më i paguar në vitin e fundit, duke lënë pas shpatullave yllin portugez të Realit të Madridit Cristiano Ronaldo.
Jo më kot e quajnë Floyd Moneymaker në vend të Floyd Mayweather, boksieri amerikan është sportisti më i paguar në botë në vitin e fundit, duke lënë pas shpatullave yllin portugez të Realit të Madridit Cristiano Ronaldo, dhe basketbollistin e NBA LeBron James, në klasifikimin e Forbes.
Sipas revistës prestigjioze Mayweather fitoi 105 milionë dollarë gjatë 12 muajt e fundit dhe ka rezultuar si sportisti më i paguar i planetit në dy nga 3 vitet e fundit. Vec të tjerash boksieri , bashkë me lojtarin e golfit Tiger Woods janë të vetmit në botën e sportit që kanë kaluar barrierrën prej 100 milionë dollarësh të fituar në një vit, Floyd që kur bokson si profesionist ka fituar 400 milionë dollarë.
Cristiano Ronaldo i pozicionuar në vendin e dytë, rregjistroi në total arkëtimin e 80 milionë dollarëve. Në 12 muajt e fundit, fitoi 52 milionë dollarë si pjesë e pagës dhe bonuseve nga Reali, vlen të theksohet se Forbes vlerëson shumën që paguan klubi merenges ku përfshihen dhe taksat, pra jo pagën neto të Ronaldos që përmenden zakonisht në media, si dhe 28 milionë dollarë të tjera që Cristiano i ka siguruar nga kontratat e tij të ndryshme të sponsorizimit.
Gjigandi i NBA, LeBron James, faturoi përfitime prej 72 milionë dollarësh në vitin e fundit falë akordeve të tij të sponsorizimit me marka të ndryshme, cka e klasifikon atë në pozicionin e tretë të renditjes së vecantë, ndërsa argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi fitoi në vitin e fundit fitoi 64.7 milionë dollarë nga kontrata e tij me klubin katalanas, ku në maj firmosi përmirësimin e 7 të termave financiarë në 11 vjet, si dhe nga akordet e tij të sponsorizimit duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa pas tij vijnë respektivisht Kobe Bryant, Tiger Woods, Roger Federer, Phil Mickelson, ndërsa në vendin e 9-të renditet Rafael Nadal dhe dhjetëshja e më të pasurve të sportit për vitin që lamë pas mbyllet me lojtarin e futbollit amerikan Mat Ryan.