Për herë të dytë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (MITIK), dhe Projekti i USAID-it Rritje Albania, organizuan Konkursin Vjetor “Microsoft Imagine Cup Albania” në mbështetje të teknologjisë dhe inovacionit për të shtyrë më tej zhvillimin ekonomik dhe social në Shqipëri. Konkursi u mundësua nga partnerët dhe bashkëpunëtorët nga sektori privat dhe institucioneve të arsimit në vend.
“Microsoft Imagine Cup” është një seri konkursesh vjetore për studentë, të mbajtura në shumë vende të botës, që fokusohen në teknologjinë e Microsoft-it dhe nxisin të rinjtë të përdorin imagjinatën dhe aftësitë e tyre krijuese për të sjellë risi teknologjike, për të krijuar një botë dhe një të nesërme më të mirë. Tashmë, në vitin e saj të dhjetë, “Imagine Cup” është zgjeruar dhe kthyer në një ngjarje botërore. Në 2012, “Imagine Cup” përfshiu në radhët e veta më shumë se 350,000 studentë të regjistruar nga mbi 120 vende të botës.
Në konkurs përballen ekipe të talentuara të studentëve universitarë me projekte të krijuara prej tyre, ku demonstrojnë risi e novacione në fushën e programeve kompjuterike. Ekipi fitues i Shqipërisë do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin përfundimtar në nivel botëror që do të organizohet në Rusi, në korrik 2013.
Në fazën fillestare u kontaktuan dhe u punua me 25 universitete dhe fakultete publike dhe private. U regjistruan në fazën përfundimtare 33 ekipe studentore me projektet e tyre nga 10 universitete dhe fakultete publike dhe private
.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi.
Në fjalën e tij, ministri Tafaj falënderoi drejtuesit e universiteteve pjesëmarrëse, përfaqësues të kompanive të IT-së, në bashkëpunimin për projekte të tilla të rëndësishme dhe theksoi se zhvillimi i shpejtë në fushën e TIK, kërkon padyshim që studentët, nxënësit të kenë njohuri shumë të mira në këtë fushë dhe të jenë të pajisur me aftësitë e duhura për të arritur sukses në shkollë, kërkim shkencor, por mbi të gjitha për të rritur shanset e tyre për punë.
Në këtë konkurs u shpërblyen tri vendet e para. Vendi i parë i takoi ekipit QBIT nga
Fakulteti Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës me aplikacionin e tyre E-HEALTH të zhvilluar për dixhitalizimin e sistemit të shëndetësisë.
Vendi i dytë i takoi ekipit DoIT nga i njëjti Universitet me aplikacionin e tyre të zhvilluar për të ndihmuar njerëzve që nuk dëgjojnë.
Vendi i tretë i takoi ekipit DIAMOND nga Universiteti i Shkencave Natyrore me projektin e tyre STOP SMOKING.
Tri vendet e para u shpërblyen me çmime dhe dhurata të ndryshme nga organizatorët dhe bashëpunëtoret e kësaj gare. (PCWorld Albanian)
Kompanitë/organizatat që përkrahën Microsoft Imagine Cup Albania 2013:
* Microsoft Albania
* Projekti i USAID-it, Rritje Albania
* ikubINFO SoftwareEngineering
* S&T Consulting, Integration and Outsourcing
* Albanian Information Technology Association (AITA)
* ProMALI
* EasyPay
* ICTS MEDIA
* Qendra Burimore e Teknologjisë dhe Informacionit Protik
EDITOR
12 years ago
previous article
Policët në Egjipt kërkojnë leje për mjekër
you might also like
3 DITËT E BARDHA – XHUMADEL-AHIR
2 weeks ago