Categories
Lajme FRI Lajmerime

Mbaroi me sukses projekti "Edukohu debato"!

Aktiviteti që ka mbajtur pezull nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit dhe Kumanovës për mëse një vit, mbaroi me sukses. Kësaj radhe, fundi iu dha në qytetin e Kumanovës, ku me të mirët e këtij cikli u ballafaquan në aktivitetin e organizuar nga Qendra për edukim Racio dhe Forumi Rinor Islam.
Në hapje të këtij aktiviteti fjalën përshëndetëse e morën të dy kryetarët e organizatave, fillimisht ai i qendërs Racio, z. Fahmi Osmani, i cili falënderoi të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet duke përmendur se synimi i këtij aktiviteti është që të ngrisim nivelin e edukatës dhe përgatitjes intelektuale të të rinjëve tanë. Po ashtu edhe kolegu i tij nga FRI, z. Fevzi Musliu, falënderoi Qendrën Racio për bashkëpunimin duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke sjellë fryte të dobishme për shoqërinë tonë në përgjithësi.
Në finalen e madhe ishin tubuar nga pesë nxënësit më të mirë të dy grupeve. Kësaj radhe tema e tyre ishte arsimimi i mesëm a duhet të jetë privat apo jo.
Nxënësit e Kumanovës, mbronin tezën se arsimi i mesëm do të jetë më cilësor nëse privatizohet, kurse bashkëbiseduesit e tyre kundërshtonin këtë tezë.
Në fund juria e kishte tepër vështirë për të zgjedhur grupin pak më të mirë, përkundër faktit se të gjithë paramentrat për vlerësim ishin gati se të përafërt. Detajet bënë që fitues të jenë nikoqirët, kurse mysafirët kishin rastin që në mesin e tyre të kenë debatuesin më të mirë, e ai ishte Zuhri Kamberi nga Shkupi, kurse në vendin e dytë ishte maturantja nga Kumanova Nurijeta Fetahu.
Sivjet, sponzor gjeneral i këtij aktiviteti ishte Universiteti Ballkanik nga Shkupi që dhuroi perë bursa për studime për debatuesit më të mirë, kurse për pesë debatuesit tjerë, Forumi Rinor Islam garantoi sigurimin e bursave për vitin e ardhshëm.
Përndryshe, ky projekt ka zgjatur afër nëntë muaj, ku një numër i madh i nxënësve kanë kaluar nëpër disa faza të testimit dhe trajnimit, duke ardhur deri në finalen e madhe. Në mbarim të programit, organizatorët ndanë edhe mirënjohje dhe shpërblime edhe për aktivistët që punuan në mbarëvajtjen e këtij projekti.

485622_10151477947561947_1781653883_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version