Suk Impeksi i udhëhequr nga kapiteni Agron Fazlija në finalen e madhe mundi ekipin tjetër shkupjan, Juventusin me rezultatin 2:1. Ndryshe ndeshja finale u zhvillua para rreth 700 tifozëve të futbollit në sallë, ndërsa me prezencën e tyre këtë turne përkujtimor e nderuan Nuri Seferi, Berat Jakupi, Muhamed Sejdini, Argjend Beqiri, etj
Ekipi shkupjan i Suk Impeksit është fitues i turneut të katërt me rradhë përkujtimor në futboll të vogël që për çdo vit po mbahet në fshatin Sllupçan të Kumanovës, për nderë të hoxhës së ndjerë, Jakup Asipi.
Suk Impeksi i udhëhequr nga kapiteni Agron Fazlija në finalen e madhe mundi ekipin tjetër shkupjan, Juventusin me rezultatin 2:1. Edhe pse ishin “bardhezinjtë” nga Serova ata të cilët të parët shënuan në këtë ndeshje me anë të Orhan Ibishit, “portokallinjët” nga Çairi aspak nuk u hutuan, por përkundrazi përmes disa aksioneve të rrjedhshme, arritën që të bëjnë kthesë totale të rezultatit.
Erkan Seferi pas një aksioni të bukur në fillimin e pjesës së dytë arriti që të barazojë rezultatin në 1:1, ndërkohë për fitoren e Suk Impeksit në finalen e madhe u përkujdes Rexhep Sulejmani, i cili me mjaft mjeshtëri tejkaloi portierin kundërshtarë duke shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës nga Serova.
Këtë super gol të Sulejmanit e përshëndetën me ovacione të mëdha të gjithë të pranishmit në sallë, ku të pranishëm ishin rreth 700 tifozë të futbollit të vogël.
Kupën për skuadrën fituese e pranoi menaxheri i Suk Impeksit z.Fadil Fazlija, edhe atë nga duart e kampionit shqiptarë në boks, Nuri Seferit, me ç’rast gjithë së bashku në fund festuan këtë trofe mjaft të çmuar për ta, që ishte i pari në kuadër të turneut përkujtimor, “Jakup Asipi”.
Ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Argjend Beqiri i ndanë Vedat Asllanit çmimin e futbollistit më të mirë të turneut
Ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Argjend Beqiri i ndanë Vedat Asllanit çmimin e futbollistit më të mirë të turneut
Futbollisti më i mirë i këtij turneu u zgjodh Vedat Asllani nga skuadra fituese e Suk Impeksit. Epiteti i portierit më të mirë i takoi Berat Jakupit po nga skuadra fituese e këtij turneu, ndërsa si golashënues më i mirë i këtij turneu, në të cilin milituan plotë 32 skuadra, u zgjodh Xhevdet Shabani nga rradhët e Juventusit.
Përveç këtyre çmimeve, organizatorët e këtij turneu ndanë mirënjohje të veçanta për boksierin Nuri Seferi, pastaj kampionin e Evropës në karate për U21, Berat Jakupin, nënkryetarin e FFM-së, Muhamed Sejdinin si dhe për ndihmës seleksionuesin e Maqedonisë në futboll, Argjend Beqiri.
Gjithashtu ata nuk harruan të ju ndjanë mirënjohje edhe mediave elektronike, të shtypit dhe atyre online, në mesin e të cilëve ishte edhe portali ynë.
admin
11 years ago
previous article
Në Rijekë përfunduan garat e para për lexuesit e Kur’anit (Foto)
next article
IFFHS: Neuer, portieri më i mirë i vitit 2013
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago