Mbështetësit e presidentit egjiptian të larguar me puç ushtarak, Muhamed Mursi, vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Rabia Adevije, të pushtuar nga ndjenja zemërate për shkak të vrasjes së tre femrave nga një sulm i papritur.
Vëllazëria Myslimane ka fajësuar krerët e puçit ushtarak në vend dhe ministrinë e mbrojtjes për vrasjen e tre femrave. Në një deklaratë, ajo shprehet:”Terrori nuk do e frikësojë popullin egjiptian dhe nuk do ua thyejë vullnetin për rikthimin e revolucionit, lirisë dhe dinjitetit të nëpërkëmbur, cilat do qofshin sakrificat.”
Vëllazëria Myslimane, ka sugjeruar si zgjidhje të krizës, kthimin e legjitimitetit kushtetues dhe vetë presidentin Mursi në postin e tij, nga ku do të nisë dhe zbatimin e iniciativës për pajtim kombëtar.
Iniciativa e Vëllazërisë Myslimane, përmblidhet në tre pika:
Së pari, respektimi i vullnetit të popullit egjiptian duke kthyer legjitimitetin kushtetues si në nivelin kushtetues, presidencial dhe parlamentar.
Së dyti, presidenti i zgjedhur nga populli, të zbatojë iniciativën për pajtim, të premtuar nga ai vetë dhe të miratuar nga populli. Kjo, duke zhvilluar zgjedhje parlamentare, korrigjimet në kushtetutë, miratimin me referendum.
Së treti, të gjitha forcat kombëtare dhe politike të ulen për bisedime pa vendosur më parë kritere dhe kushte, për të diskutuar të gjithë çështjet urgjente. Sakaq, Fronti i Shpëtimit e ka refuzuar këtë deklaratë.
Kurse në Turqi, ambasadori egjiptian Abdurrahman Salahudin, është takuar me ministrin e jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, për ta vënë në dijeni për ngjarjet më të fundit në Egjipt.
Gjatë takimit, ambasadori e ka sqaruar ministrin për rrjedhën e ngjarjeve në Egjipt, si dhe i ka shprehur keqardhjen nga qëndrimi turk për qeverinë e re.
Nga ana e tij, Dautoglu i ka shprehur respektin e Turqisë për popullin egjiptian dhe se ata që kanë ardhur në pushtet nga zgjedhjet e lira, duhet të largohen nga pushteti vetëm me zgjedhje të lira. Ai theksoi se çfarëdo hapi në drejtim të kundërt, thjesht e largon vendin nga vlerat demokratike.
Ministri egjiptian nuk qëndroi për iftarin e organizuar nga partia për Drejtësi dhe Zhvillim, gjë të cilën e justifikoi me qëndrimin turk karshi qeverisë së re në Egjipt, të cilën turqit e etiketuan si puçiste. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Gjermania hap tregun e punës për 18 profesione
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago