Categories
Lajme

Mbi 10 milion fëmijë punojnë në kushte skllavërie

Rreth 10.5 milionë fëmijë në mbarë botën besohet se punojnë në kushte skllavërie, sipas një raporti të ri të Organizatës Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Raporti, i lëshuar në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, sugjeron se 6.5 milion e këtyre fëmijëve janë të moshës ndërmjet 5 dhe 14 vjeç dhe mbi 71 për qind janë vajza.
Raporti gjithashtu thotë se shumë prej tyre janë të nënshtruar ndaj dhunës fizike dhe seksuale.
Disa janë dërguar në punë për të plotësuar të ardhurat e familjes apo për të paguar borxhet. Në shumicën e rasteve atyre u mohohet drejta e arsimimit.
“Ne kemi nevojë për një kornizë të fuqishme ligjore për të identifikuar, parandaluar dhe eliminuar e punës së fëmijëve, dhe për të siguruar kushte të përshtatshme pune për adoleshentët, kur ata mund të punojnë legalisht,” tha Thomas Konstance nga ILO-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version