Categories
Lajme FRI Ramazani

MBI 100 “SHPORTA TË RAMAZANIT” GATI PËR 100 FAMILJE NË NEVOJË

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën për Edukim “Vllaznia”, ka përfunduar përgatitjen e mbi 100 pakove ushqimore në kuadër të projektit tradicional “Shporta e Ramazanit”.

Ky aksion fisnik ka për qëllim të ndihmojë qindra familje skamnore nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, duke i mbështetur gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Shpërndarja e këtyre pakove do të realizohet gjatë fundjavës, duke përhapur frymën e solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë më shumë nevojë.
Falënderojmë të gjithë donatorët për zemërgjerësinë dhe mbështetjen e tyre dhe lusim Allahun t’i shpërblejë me begati dhe mirësi për këtë kontribut të çmuar!
Kumanovë, 14 mars 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version