Categories
Lajme FRI

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me komunën e Kumanovës për herë të tetë organizuan iftarin e përbashkët tradicional me rastin e muajit të Ramazanit nën moton “Të festojmë së bashku për të njëjtin qëllim, të ndajmë kënaqësinë e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe respektit të ndërsjellët”.
Këtë vit ky organizim u përkrah edhe nga Ministria për Vetqeverisje Lokale, Misionet e UNDP-së dhe OSBE-së.
Prezent në iftar ishim mbi 1000 persona, qytetarë të Kumanovës dhe Likovës të përkatësive të ndryshme fetare e kombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, sektorit civil, deputet të zonës, përfaqësues të institucioneve lokale e nacionale si dhe përfaqësues të organizatave dhe përfaqësive ndëkombëtare në vend.
Forumi Rinor Islam përmes këtij ifari, pos shënimit të vlerës së Ramazanit, tenton afrimin dhe njohjen e qytetarëve të Kumanovës duke mundësuar që ata të shijojnë prej më afër besimin, kulturën dhe bindjet e bashkëqytarëve të tyre. Aktivitete si ky iftar dhe të ngjashme ndihmojnë në rritjen e besimit mes qytetarëve të Kumanovës që do të rezultoj me zhvillimin e shoqërisë dhe thyerjen e barrierave ndarëse mes tyre.
Të pranishëm në iftar ishin edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, Ministri për Vetqeverisje Lokale, Lirim Shabani, Ambasadorja e UNDP në Maqedoni, Louisa Vinton dhe Ambasadorja e misionit të OSBE-së Marianne Berecz, poashtu prezent ishin nga Dioqeza e Kumanovës dhe Osogovës si dhe nga kisha ortodokse e Kumanovës.

Iftari i madh ne qender të Kumanoves (1)
Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Zoran Damjanovski – Kryetarin i Komunës së Kumanovës

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Sadulla Duraku – Kryetari i Komunës së Likovës

Lirim Shabani – Ministër për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni

Louisa Vinton – Ambasadore e UNDP-së

Marianne Berecz – Ambasadore e OSBE-së

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Mbi 1000 shqiptar dhe maqedonas në iftarin e përbashkët në Kumanovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version