Në Tetovë po mbahet panairi i artizanateve, në të cilin po marrin pjesë artizanë dhe artistë nga gjitha trojet ku banojnë shqiptarët. Panairi po mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë dhe është pjesë e shumë manifestimeve që po mbahen për nderë të festave të Nëntorit. Në ekspozitën e artizanateve, vizitorët kanë mundësi që të shohin veshjet tradicionale shqiptare nga të gjitha trojet.
“Unë jam për herrë të dytë në Tetovë Brenda një muaji dhe është kënaqësi që pas pesë panaireve që organizova në Ulqin. Ky është ndoshta edhe një ndër panairet më të bukura dhe siç e shihni edhe vet merr pjesë edhe një mjeshtër shumë i madh i artit është Pjetër Vukaj nga Përmeti i Shqipërisë i cili është edhe fitues i shumë dekoratave në vende të ndryshme të botës”, tha Ramiz Hajdari, organizator i panairit.
Në këtë panair po merr pjesë edhe artisti shqiptar Pjetër Vukaj, i cili gdhendjet e tij artistike në lëkurën e dhisë kësaj radhe i solli për ekspozim edhe në Tetovë.
“Ky lloj arti ishte një rastësi, se kisha menduar më parë por, duke gdhendur lëkurën e një lahute më doli një portret pa dashje pastaj eksperimentova me dashje disa vite por pa sukses por pastaj fillova duke bë eksperimente natyrale dhe ia arrita qëllimit. Kam botime patriotike si Skënderbeun Adem Jasharin e të tjerë, kam portrete kreshnikësh malësorësh ka edhe motive nga Tetova”, tha Pjetër Vukaj, artist.
Publiku Tetovar e ka mirëpritur këtë lloj ekspozite, me shpresë se të rinjtë do mësojnë më tepër për të kaluarën e popullit të tyre veshjet dhe mënyrën e jetesës.
“Mendoj se ky organizim është shumë i qëlluar pikërisht në festat e Nëntorit dhe mendoj se artizanatet e këtilla duhet të kultivohen dhe të trashëgohen nga gjeneratat e reja”.
“Shumë mirë është kjo, të përsëriten rinia ti dij më mirë se kush janë të parët e tyre dhe si janë veshur përse kështu”.
Për të gjithë qytetarët e interesuar jo vetëm nga Tetova por edhe më gjerë, panairi do të jetë i hapur deri më 29 nëntor. /Alsat-M/
admin
11 years ago
previous article
Erdogan tallet me kundërshtarët e shamisë
next article