ë shumë se 46 mijë kosovarë pretendojnë se kanë qenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ose kanë ndihmuar këtë strukturë në forma të ndryshme. Kështu të paktën është konstatuar nga Komisioni Qeveritar për Vlerësimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së.
Sipas këtij komisioni, dy ditë para se të përmbyllet afati për aplikim, më shumë se 46 mijë qytetarë i kanë tërhequr formularët.
Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth përpjekjeve për “allashverishe” për të marrë statusin e veteranit të UÇK-së. Madje, ka zëra se për të marrë “epitetin” e veteranit po jepen shuma të majme parash. Mirëpo, të gjitha këto janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, të cilët theksojnë se është herët të thuhet se ka dallavere.
Kjo për faktin se të gjithë ata që kanë qenë pjesë e UÇK-së në cilëndo formë, janë të detyruar të aplikojnë prej pikës zero./ZERI
EDITOR
12 years ago
previous article
Momenti i tmerrshëm kur balona digjet në ajër (Video)
next article
Pagesa me kartelë për nxjerrjen e dokumenteve
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago