Të rinjtë e partive politike kanë njoftuar bashkëpunim ndërmjet të rinjve në Maqedoni me qëllim zvogëlimin e papunësisë së të rinjve. Nga sektori qytetar theksojnë se diskutimet në këtë temë po zhvillohen pa përfaqësues të organizatave rinore.
Sipas hulumtimit të organizatës joqeveritare “Reaktor”, më shumë se gjysma e të rinjve nga 15 deri 29 vjet janë joaktiv, ose thënë ndryshe nuk punojnë ose nuk kërkojnë punë.
Përqindja është thuajse e afërt me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ONP) sipas të cilës me 53.7 për qind e të rinjve të papunë, Maqedonia është në vendin e parë.
Edhe përkundër këtyre rezultateve marramendëse, Slobodanka Aleksovska nga Unioni i të rinjve të VMRO DPMNE-së theksojnë se Maqedonia është një vend me shkallë të ulët të papunësisë dhe se, secili i ri mund të formojë një familje të veten, shkruan “Evropa e lirë”.
Janë kundërpërgjigjur të rinjtë e LSDM-së, të cilët kanë pohuar se problemi i të rinjve është problem për shtetin dhe problem kyç për të gjithë ne, pavarësisht se nga cila parti janë ata.
EDITOR
12 years ago
previous article
Fushatë me moton: "Kujdesem për shëndetin mental.Stresi nuk është mbi shëndetin tim!"
next article
Si të shtoni diçitura në fotot tuaja
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
12 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
12 hours ago