Ka nisur përfundimisht ndërtimi i hotelit në truallin ku pretendohet të jenë themelet e Xhamisë Burmali.
Lajmi është konfirmuar për mediat maqedonase nga burime pranë kompanisë private, e cila ka angazhuar prej disa javësh punëtorët dhe ekskavatorët, në gërryerjen e themeleve dhe në përgatitjen e terrenit.
Në vendin e rrethuar me llamarinë, po bën roje prej mëngjesit të sotëm një furgon policie, ku ndodhen disa pjesëtarë të policisë speciale. Trualli i Xhamisë Burmali u ble në vitin 2011 nga biznesmeni grek Demetris Kondaminas, me një çmim prej 625 mijë eurosh. Në truallin kontestues do të ndërtohet një hotel privat, ndërsa pranë tij do të ngrihet godina e Shtëpisë së Oficerëve, e cila do t’i jepet më pas në pronësi shtetit. Të dy objektet janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. /Vati/
Categories