Në qytetin australian Longreach, pronari i restorantit në një tabelë në hyrje të objektit ka shkruar se ndalohet hyrja për muslimanë.
Në tabelë, shkruhet “Na vjen keq, pa muslimanë”, e cila ka shkaktuar reagime të ndryshme. Pronari i restoranti John Hawkes pas publikimit në rrjetet sociale ka marrë afër 200 thirrje. Disa persona kritikuan këtë veprim, ndërsa disa prej pronarëve të restoranteve e mbështetën.
Hawkes tha se nuk mendoi se mbishkrimi do të shkaktojë reagime në media dhe se qëndroi vetëm nëntë orë. Qyteti Longreach ka rreth 3000 banorë, ndërsa kryetari i bashkisë Joe Awens tha se ky është një incident. “Longreach është një vend i hapur për çdo fe dhe racë. Shfaqja e gjërave të tilla është një aksident”, shpjegoi Awens.
EDITOR
10 years ago
previous article
'Erdhi Ahmet Davutogllu shkupjani!' Vizitë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, xhamisë… (VIDEO)
next article
Mjalti i Kërçovës, i njohur gjithandej
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago