Mbrëmë në sheshin “Iliria” në Tetovë është organizuar aktiviteti i quajtur “Mbrëmje Kuranore” ku recitues të njohur të Ku’ranit Famëlartë janë paraqitur para publikut Tetovar.
Ky aktiviteti orngaozohet për të gjashtin vit me rradhë nga Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë ku brenda këtyre viteve para tetovarëve janë paraqitur emra mjaft të njohur për lexim të Kur’anit.
Padyshim se çdo aktivitet ka vlerë të veçantë, por ky është mbi të gjitha, jo në aspektin e organizimit, por nga arsyeja e vetme se të gjithë ishin tubuar, në një vend,me të njëjtin qëllim – të dëgjojnë fjalët e Allahut – Kuranin famëlartë, ta dëgjojmëorigjinal nga zërat melankolik të mbrojtësve të Kuranit.
Ajo që ia shtoi edhe më tepër vlerën kësaj mbrëmjeje, është se çastet e këndshme me Kuranin Famëlartë na i ofruan hafiza që kan thithur ajrin e këtyre trojeve, kjo është një dëshmi shtesë për dashurin që ka pasur dhe ka populli ynë për mbrojtjen e fjalës së Zotit.
“Mbrëmjet Kur’anore është një aktivitet që ndërmeret në 10 ditët e fundit të Ramazanit me qëllim që të ofrojmë disa zëra të njohur të rajonit dhe vendit për publikun Tetovar dhe çaste të këndshme në lexim të Kura’nit Famëlartë. edhe kët vit ky aktivitet u realizua në ambient të hapur në sheshin e qytetit dhe jemi të kënaqur me prezencën dhe interesimin e qytetarëve. Tetova si qytet ku dalin mjaft hafizë të njohur meriton një aktivitet të tillë ku promovohet bukurleximi i Kur’anit dhe në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë dëshirojmë të tregojmë rëndësinë që ka Kur’ani dhë muaji i Ramazanit, pra muaj kur filloi të shpallet ky libër i shenjtë”, thotë kryetari i FRI-së, dega në Tetovë, Fisnik Shabani.
Para të pranishmëve, në natën e mbrëmshme janë paraqitur Flamur Kasami nga qyteti i Prizrenit, i cili është në prag të doktroimit në degën e “Shkencave të Kur’anit dhe Tefsir”, hafiz Xhemail Nuhiu nga qyteti i Shkupit- pjesëmarrës në shumë gara ndërkombëtare për këndimin e Kur’anit ku ka zënë edhe vendin e parë si dhe hafiz Daut Lezi nga qyteti i Prizrenit.
Ky aktivitet edhe në këtë vit u prit mjaft mirë nga qytetarët të cilët kishin mbushur sheshin e qytetit për të dëgjuar fjalët e Zotit nga zërat e hafizëve nga trojet shqiptare.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
previous article
Mbrëmja Kur’anore në Kumanovë
you might also like
5 days ago
6 days ago