Muhamedi (a.s) njeriu që erdhi në këtë botë jo për të jetuar historinë e  ndokujt, por njeriu që vetë e  shkruajti historinë! Për të përkujtuar jetën e tij të stërmbushur me sprova e vështirësi, bëmat e tij me plot virtyte e konkretisht për të përkujtuar ditën kur bota mori një kuptim tjetër, pra ditën kur lindi ai, Forumi Rinor Islam realizoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s”.
Me një numër të madh aktivitetesh, edhe Sektori i Femrës pranë FRI-së ishte pjesë e fushatës në fjalë.
Këtë vit për herë të parë, Sektori i Femrës në degën e Tetovës, realizoi mbrëmjen studentore nën moton “Muhamedi a.s,  shembëlltyrë në të gjitha sferat”.
Mbrëmja në fjalë u realizua më 30 janar 2014, me fillim prej ora 18:00, në Qendrën Rinore, Tetovë.
Programi në vete ngërtheu poezi, prezentime, ilahi. Studentet të cilat punuan për punimet që u prezentuan ishin: Hanife Jonuzi, e cila prezentoi punimin me temë “Morali i Muhamedit a.s.”; Haxhere Memedi “Fillimi i profetësisë së Muhamedit a.s.” dhe Xhemile Fejzuli “Hutbeja lamtumirëse”.
Me disa poezi u paraqit Ajsher Zilbehari. Kurse, Ajla Xhemaili, i freskoi të pranishmet me disa ilahi.
Programit i parapriu fjalë përshëndetëse nga Përgjegjësja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, Tetovë, znj. Ganimete Shasivari e cila përshëndeti këtë aktivitet si dhe uroi studentet për punën e tyre.
Ashtu siç u cek kjo ishte fushatë që u realizua në këto javë nga ana e Forumit Rinor Islam në qytetet si Shkupi, Tetova, Kumanova, Kërçova ku vepron FRI-ja. Berat Limani, koordinator i fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” ceku se: “Fushata ka qenë shumë sukseshme ku janë realizur një numër i madh i aktiviteteve duke përfshirë tribuna me mysafirë nga jashtë, debate shkencore, manifestimi qendror me një program të begatshëm kulturor, ekspozita me punimet figurative, mbrëmjet studentore me leximin e disa poezive si dhe shumë aktivitete tjera, të gjitha këto me qëllim që të njihemi me vlerat në të cilat ka thirur profeti Muhamed a.s. e që bashkërendon me emrin e vet fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”
FRI do të vazhdojë që edhe në vitet ardhme të ralizoj këtë fushatë më përmasa më të mëdha.

DSCN7332
Mbrëmja studentore në Tetovë përfundoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

DSCN7341
Mbrëmja studentore në Tetovë përfundoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

DSCN7349
Mbrëmja studentore në Tetovë përfundoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

DSCN7358
Mbrëmja studentore në Tetovë përfundoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

DSCN7376
Mbrëmja studentore në Tetovë përfundoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

DSCN7386
Mbrëmja studentore në Tetovë përfundoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

 
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam