Categories
Lajme FRI

Mbrëmje Islame në Kumanovë

Më 15 korrik 2014, ditë e martë, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, dega në Kumanovë realizoi aktivitetin e titulluar “Mbrëmja islame”.
Para fillimit të programit të paraparë, fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e Sektorit të Femrës, Kumanovë, e cila përveç përshëndetjes për të pranishmet, falenderimin për ligjëruesen dhe hafizet, tregoi para të pranishmeve edhe për aktivitetet që ka realizuar dhe do të realizojë, gjatë këtij muaji, FRI në Kumanovë.
Fjalë rasti pati edhe kryetarja e Asociacionit për Afirmimin e Gruas (AAG) znj. Ajgyl Sulejman, e cila përshëndeti këtë aktivitet.
Programi i mbrëmjes përfshiu ligjëratë me temën “Kush është i falimentuari?!” temë të cilën e shtjelloi ligjëruesja, mysafire në këtë mbrëmje, Sumeja Peza.
Pjesë tjetër e programit ishte leximi i Kur’anit Famëlartë nga dy hafizet e spikatura, nga Kumanova, Fexhrije Ramadani si dhe Rejhane Asipi.
Të bukurën e programit e përmbushi korri “Rejjan” me këndimin e disa ilahive.
Para gjithë këtij programi të përgaditur për këtë mbrëmje, u shtrua edhe iftar për aktivistet e Sektorit në Kumanovë i bashkëorganizuar me Asociacionin për Afirmimin e Gruas (AAG).

10517169_937852036240410_1527800906_n
Mbrëmje Islame në Kumanovë

Mbrëmje Islame në Kumanovë

Mbrëmje Islame në Kumanovë

Mbrëmje Islame në Kumanovë

 
 

Exit mobile version