Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë organizoi një mbrëmje kuranore të shoqëruar me ligjëratë fetare, e cila u zhvillua në një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe me pjesëmarrje të shumtë të besimtarëve.
Programi u moderua nga Arsim Jonuzi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e organizimeve të tilla që synojnë forcimin e lidhjes së besimtarëve me Kur’anin dhe vlerat islame.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i degës, Memedali Limani, i cili falënderoi ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe praninë e tyre në këtë mbrëmje të begatë.
Ligjëratën e mbajti hoxha Omer Dauti, i cili foli për rëndësinë dhe madhështinë e Kur’anit në jetën e besimtarit, duke theksuar se zemrat tona duhet të mbeten gjithmonë të lidhura me fjalën e Allahut dhe me udhëzimin hyjnor që ai sjell.
Mbrëmja u pasurua edhe me leximin e ajeteve kuranore nga hafizi Daut Lezi dhe Besim Azemi, të cilët me zërat e tyre të bukur krijuan një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe emocionale për të gjithë të pranishmit.
Në përfundim të aktivitetit, organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit që mundësuan realizimin e kësaj mbrëmjeje të begatë.
Kumanovë, 13 mars 2026






















