Forumi Rinor Islam – Shkup në kuadër të aktiviteteve që realizon për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, nën moton “Ramazani muaji i përkushtimit!”, realizoi mbrëmje Kuranore në sheshin “Isa Boletini” në komunën e Sarajit.
Aktiviteti në fjalë filloi me disa ajete të recituara nga hafizi Bejan Baki, kështu pastaj duke vazhduar me fjalim përshëndetës nga kryetari i FRI – Shkup, Afrim Demiri, i cili falënderoi aktivistët dhe përkrahësit e FRI-së që po përkujdesen me mundin e tyre për të kaluar një muaj sa më të begatë me aktivitete të ndryshme. Fjalë rasti kishte edhe kryetari i komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, i cili falënderoi organizatorët për aktivitetin në fjalë dhe tregoi gatishmërinë si i pari i komunës në mbështetjen e aktiviteteve kulturore, edukative dhe fetare të cilat organizohen në rajonin e Sarajit.
Për pjesën kryesore të programit u përkujdesën dy hafizat, hfz. Armend Beqiri nga Kosova dhe hfz. Ajdin Aliji nga Shkupi, të cilët e begatuan këtë natë me recitimin e ajeteve Kuranore në mënyrën më të mirë të mundshme.
09 mars 2022, Shkup