Revista ”Forbes” e ka renditur Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, Mbretin Abdullah, si personi më i fuqishëm në rajon, dhe i njëmbëdhjeti, (i 11-ti) në listën e saj botërore.
Në një deklaratë për media, Revista Forbes -Lindja e Mesme, tha se Mbreti Abdullah u zgjodh disa herë gjatë viteve, si një prej njerëzve më me ndikim në botë për shkak të vendimeve të tij të vendosura dhe të kontributit për paqen dhe sigurinë globale.
Revista Forbes renditi Kryetarin e Rusisë, Vladimir Putinin, si personi më i fuqishëm, pas tij vjen kryetari Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe në vendin e tretë është kryetari i Kinës, Xi Jinping.
Mbreti Abdullah hypi në fron më 1 gusht 2005, pas vdekjes së Mbretit Fahd. Gjatë mbretërimit të tij, Mbreti Abdullah ka qenë përgjegjës për reforma të rëndësishme sociale, ekonomike, kulturore dhe politike. Kjo përfshin fuqizimin e grave politikisht, dhënien e bursave për mijëra studentë, ndërtimin e qytete, rritjen ekonomike dhe ndërtimin e spitaleve të specializuara.
Revista ”Forbes” ka shënuar në listë 17-të krerë të shquar të shteteve, dhe 39- kryeshefat ekzekutiv të kompanive të cilat kanë gjeneruar SR13.5 trilion në të ardhurat vjetore.
Papa Françesku është i katërti, kancelarja gjermane, Angela Merkel e pesta, miliarderi Bill Gates i gjashti, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi i shtati, themeluesit e Google-s, Sergey Brin dhe Larry Page në vendin e tetë dhe të nëntë, dhe Kryeministri Britanik, David Cameron në vendin e 10-të.
I sapozgjedhuri, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është renditur i 15-ti. Biznesmeni indian, Mukesh Ambani në vendin 36-të, dhe Kryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe, (EBA) dhe sundimtari i Abu Dhabit, Hhalifa bin Zajed Al Nahyan-në vendin e 37-të.
Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago