Mbreti Abdullah i Jordanisë tha se lufta e Sirisë mund të ndezë një konflikt rajonal, nëse fuqitë globale nuk mblidhen sa më shpejt për bisedimet e paqes, shkruan e përditshmja arabe me bazë në Londër Asharq el Eusat.
Mbreti Abdullah tha gjithashtu se palestinezët mund të nisin një revoltë të ngjashme me pranverën arabe, në qoftë se zgjidhja e konfliktit të tyre me Izraelin ngecet në këtë qorrsokak.
I ndodhur afër Sirisë dhe Izraelit, aleati i SHBA-ve, Jordania, është prekur nga paqëndrueshmëria në rajon. Jordania ka pranuar gjysme milioni refugjatë nga Siria, nga 1.5 milion të cilët kanë ikur nga lufta, ndërsa gjysme milioni të tjerë strehohen në Turqi.
“Është bërë e qartë për të gjithë se kriza siriane mund të zgjasë nga të qenit një luftë civile në një konflikt rajonal dhe sektar … shtrirja e të cilit është e panjohur,” tha Mbreti Abdullah në intervistë.
“Është koha për një koordinim më të madh arab dhe ndërkombëtar, për të ndaluar përkeqësimin e krizës siriane. Situata nuk mund të presë më gjatë,” shtoi ai.
Presidenti amerikan Barak Obama javën e kaluar tha se Uashingtoni, duke e mbajtur “një sy vëzhgues në këtë luftë”, ka lënë rreth 700 trupa luftarake në Jordani pas një stërvitje trajnuese. Shtetet e Bashkuara kishin vendosur më parë për të lënë raketa Patriot dhe aeroplanë lufte atje, dhe e njëjta gjë është bërë për Turqinë, e cila është aleat i rëndësishëm i NATO-s.
Mbreti Abdullah tha se përpjekjet për një konferencë paqeje, e cila do të ulte në tryezë qeverinë siriane dhe opozitën, mbeten “mënyrë logjike dhe ideale” për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës.
Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk prodhuan asnjë marrëveshje, dhe fuqitë në të dyja anët e konfliktit dështuan për të rënë dakord, se kur duhet të mbahet konferenca, ose kush do të ftohet.
/mesazhi/
previous article
E moshuara turke, mëson të lexojë Kuran në arabisht
you might also like
1 year ago
1 year ago
1 year ago