Mbreti i Suedisë Carl Gustav XVI dhe mbretëresha Silvia kanë bërë një vizitë në Xhaminë e Madhe Fittja në Stokholm të Suedisë. Ngjarja ndodhi vetëm një javë pasi në këtë xhami u lejua ezeni me altoparlant.
Mbreti Gustaf vizitoi qendrat që u përkasin kulturave të ndryshme, me rastin e festimit të 40 vjetorit të kurorëzimit të tij si mbret.
Axhenda e tij përfshinte Xhaminë Fittja, duke qenë se ajo është xhamia qendrore dhe më e madhja në kryeqytetin suedez. Ajo përfaqëson një përzierje arkitekturore nga kultura osmane turke dhe suedeze, dhe njihet për stil të vecantë arkitektonik.
Zyrtarët e xhamisë thanë se ishin të kënaqur me vizitën e 20-minutëshe nga mbreti dhe mbretëresha e Suedisë.
/mesazhi/
Categories