Arabia Saudite do të jetë nikoqire e Unionit të Dijetarëve Botërorë Muslimanë të cilët do të marrin pjesë në konferencën Islame që organizohet nga mbreti Selman Bin Abdulaziz, njofton gazeta jordaneze Sabil.
Burime pranë Unionit kanë thënë se sekretari gjeneral prof. Ali Karadagi ka arritur në saudi me ftesë të mbretit.
Unioni i Dijetarëve muslimanë udhëhiqet nga shejh Jusuf El-Kardavi i cili njihet si i afërt me Vëllazërinë Muslimane.
Analistët konsiderojnë se ky është një ndryshim i qëndrimit saudian ndaj lëvizjes islamike.  Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar Unionin e Dijetarëve Muslimanë e vendosën në listën e organizatave terroriste.
(Islampress)