Categories
Dita Botërore e Mbulesës Lajme FRI

Mbrohem para se të lëndohem

Zuljeta Fetai, profesoreshë e kimisë

Mbrojtja është preventiva më e mirë që mund të merret para se të kalosh në lëndim. Mbulesën në këtë këndvështrim e konsideroj si mbrojtje, ngase ajo më bën të ndihem e tillë.

Përgjatë gjurmimit si e mbuluar ti je shembull i vërtet i praktikës dhe respektimit të normave, ligjeve e urdhërave të shkruara për ty nga Dikush, në librin e Atij që ti e beson. Me këtë, ti me vepër dëshmon se në çdo hap të rrugëtimit jetësor jeton me ndjenjën e respektit dhe dëshirën për të përqafuar shpërblimin e premtuar. Me mbulesën tënde, ti je shembull i kujdesit ndaj vetes, edhe atë: në verë nuk zbulohesh për të mos ndjerë vapë, por, mbulohesh lehtësisht për të pasur përfitim të dyfishtë. Së pari të ndjerit e freskët me një mbulesë të lehtë verore dhe së dyti me po atë mbulesë nuk dëmtohesh nga rrezet e dëmshme të diellit (p.sh UV rrezet). Nga ana tjetër, ti, në dimër, mbulon jo vetëm trupin, por kokën pjesën më të rëndësishme përmes së cilës sipas rezultatet të testeve mjekësore humbet 40-60% e nxehtësisë së trupit, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nxehtësinë e trupit tënd dhe në formë indirekte shëndetin tënd.

Me mbulesën tënde, gjatë eksperimenteve laboratorike, ti je e mbrojtur nga flaka më e vogël që mund të të kap flokun, si gjellbërëse e dalluar ti je e mbrojtur nga rënia e flokut në ushqim, si një mjeke e dalluar ti je e mbrojtur nga rënia e flokut në sallë të operacionit e përgjatë takimeve menaxheriale ti je e mbrojtur nga rënia e flokut në dokumentacionet e ndryshme.

Thjesht, me mbulesën tënde ofron pastërti dhe ndjen siguri në çfarëdo profesioni që zotëron. Por, praktikimi i mbulesës nuk është vetëm për shkak të mbrojtjes që mund të të jap ajo, ngase padyshim ekzistojn lloj-lloj veshje që të jepin një profit të tillë. Praktikimi i saj para së gjithash është ndjenjë adhurimi e gatuar me shpirt e zemër për të kryer urdhërin e Tij duke besuar bindshëm se për çdo hap tëndin do të gjesh profite të dijshme (që i kap arsyeja njerëzore) dhe ato të padijshmet nga i Gjithëdijshmi.

Exit mobile version