Në atelenë për mbrojtje të objekteve historike dhe të shenjta fetare në Bursa të Turqisë, gjendet mbulesa 500-vjeçare e Qabesë
Mbulesa e Qabesë në Mekë, qytet ku lindi Profeti Muhamed a.s., e cila paraqet simbolin e marrjes së kalifatin nga ana e sulltanëve osman, për 500 vite ruhet me kujdes të madh në Bursa.
Mbulesa të cilën sulltani osman, Yavuz Selim, ia dhuroi xhamisë Ulu në Bursa, sot pastrohet me laser, e jo me duar siç është bërë më parë.
Bashkiaku i Bursas, Rexhep Altepe tha se është më rëndësi të ruhet çdo objekt apo monument historik, i cili përshkruan një periudhë të veçantë historike.
“Në Bursa, ruhen shumë objekte të shenjta të një rëndësie të madhe për historinë osmane dhe botërore. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të nevojshme që këto objekte në mënyrë adekuate të mbrohen dhe të ruhen për gjeneratat e ardhshme”, tha Altep./igj/