Mirvete Musliu, sociologe

S’do mend se paradokset ekzistojnë gjithmonë në shoqëri, të cilët shpesh ndërhyjnë në të drejtën e individit, por e vërteta është se e drejta i thyen paradokset që tentojnë ta zhvlerësojnë të drejtën e bindjes.

Mbulesa do të jetë gjithmonë krenari e femrës e cila nuk i merr parasysh paradokset e ndryshme që t’ia devijojnë rrugën e sukseseve, me këtë bindje vajzat dhe gratë ndërtuan civilizimin e artë qe i shërbeu shoqerisë në përgjithësi e myslimanëve në veçanti.

Kjo për arsye se nuk vlerësohej pamja e individit ngase ajo i perket Zotit dhe vullnetit të individit, por puna dhe të arriturat bënë që kontributi i femrës të ngrit shoqëri po edhe të kundërtën të rrënojë shoqëri. Edhe e sotmja do të ndërtohet mirë dhe drejtë nëse bindjet tona nuk do të jenë pengesë për ecurinë drejt progresit shoqëror.

Nuk ishte pengesë mbulesa për Tevekul Kermanin që të ngrit zërin e saj për të kontribuar për paqe dhe të drejtat e njeriut kur mori çmimin Nobel, për kontributin e saj në sferën sociale.

Për këtë do t’i sugjeroja çdo të reje të mos bëhen pengesë paragjykimet e të tjerëve për ta shprehur bindjen e saj, e as për të ecur shtigjeve të saja drejt sukseseve, sepse mbulesa eshte identiteti yt, dhe nuk është pengesa yte.