Categories
Lajme

Mbulohet TV prezantuesja dhe garuesja e famshme turke e Relit

Burcu Çetinkaya në profilin e saj në ‘Twitter’ ka vendosur foton me shami në kokë

“Vendimi im për t’u mbuluar është i lidhur ngushtë me udhëtimin tim shpirtëror. Por, unë jam ende Burcu Çetinkaya. Ky është një udhëtim që kam filluar shumë vite më parë. Kam kërkuar ta bëj vetëm edhe një tjetër hap përpara. Në jetën time kurrë nuk i kamë ushqyer paragjykimet kundër dikujt tjetër. Ndoshta një person i cili lëviz lakuriq mund të jetë më afër Allahut se sa unë, unë nuk mund ta gjykoj këtë. Vendimi ka të bëjë vetëm me udhëtimin tim dhe tani unë nuk dua të gjykoj askënd, ashtu siç nuk kam bërë edhe më parë. Pasi më parë kishte të tillë që më gjykonin, mendoj se ata do të vazhdojnë edhe sot. Shpresoj të vijë një ditë kur të gjithë do t’i lënë pas paragjykimet dhe njeriu do ta shikojnë vetëm në zemër …”, ka shkruar Çetinkaya.

Në pyetjet se a do të vazhdoj të garojë edhe në të ardhmen, a jo u përgjigj: “Natyrisht … asgjë nuk ka përfunduar, do të ketë edhe shumë sukses tjera, nëse do Zoti.”
Kush është Burcu Çetinkaya?
Pas shkollës fillore Ozel Bebek Yeni Yildiz, Burcu Çetinkaya ka mbaruar shkollën e mesme, Robert College. Më pas është diplomuar në ekonomi, në Universitetin Koc. Ka fituar përvojë në shkrim të skenarëve, në shitje dhe marketing. Ajo flet anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, ndërsa karriera e saj sportive e filloi në sezonin 2005. në Hitit Rally, në konkurrencën e garueseve femrave, duke marrë pjesë me Fiat Palio, ku u rendit në vendin e tretë. Pas shumë garave dhe përvojave të ndryshme, në Istanbul rally championship në vitin 2005, zuri vendin e parë. Vendin e parë e zuri edhe në Castrol Fiesta 2006 dhe 2007 dhe Fiesta Rallye Cup Turkiye 2008.
Çetinkaya ka udhëhequr edhe programin televiziv “Dashuria ndaj makinave”. Krahas makinave ajo interesohet edhe për snowboard.

Në fotografi, bashkë me të, është edhe këngëtarit i famshëm turk Ibrahim Tatlises.

Exit mobile version