Në Qendrën Rinore të FRI-së u bë mbyllja e vitit akademik 2015/2016.
Fjalë përshëndetëse, në këtë aktivitet, pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, i cili përshëndeti të gjithë studentët, duke shpresuar se ky vit akademik ka qenë i suksesshëm dhe me plot mirësi, si dhe iu dëshiroi suksese gjatë afatit të provimeve. Në këtë përmbyllje prezent ishte edhe kryetari i FRI – së Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa si dhe Zubejda Murtezi, përgjegjëse e Departamentit të Femrës pranë FRI-së, e cila poashtu pati fjalë rasti, ku përshëndeti të gjithë studentët dhe theksoi se largimi nga familja për të kërkuar dituri, është vepër të cilën Allahu xh.sh. e shpërblen pa masë.
Këtë vit, studentët më të mirë të kësaj qendre u zgjodhën Asija Nuredini dhe Ejup Rameti, të cilët kanë treguar sukses më të lartë.
Studentët e zgjedhur u shpërblyen me nga një mirënjohje dhe nga një pako me libra, nga shtëpia botuese Furkan ISM – Shkup.
♣