Dr. Abduselam El-Besjuni
 
T’jua them të drejtën, unë jam plotësisht i pajtimit me vendimin e Interpolit dhe kërkoj që të burgoset ky terrorist kaq i madh dhe kaq i rrezikshëm!
Ky dijetar nuk meriton që t’i jepet më shumë hapësirë, që të flasë më shumë, që të ndikojë më shumë, që të përfitojë zemrat e njerëzve më shumë sesa e ka bërë deri tani!
Po, zotërinj mbyteni Kardavin, burgoseni atë, ose dëbojeni nga fshati juaj, pasi që ai i meriton të gjitha këto!
Të gjitha pistat e krimit të shpijnë tek ai dhe të gjithë bëjnë shenjë drejt tij!
Vriteni atë, ose digjeni për së gjalli, pasi që ai ka vrarë njerëz të pafajshëm, ka liruar të burgosurit, ka mbytur dhe vrarë në sheshin e Rabias, ka dalë vetë në rrugë dhe ka plaçkitur njerëzit; ai vetë ka përgatitur dhe ka hedhur shishe molotovi mbi protestuesit e ndershëm dhe të pafajshëm që kishin dalë në sheshin e Rabia-së në Egjipt. Ju e dini mirë këtë dhe po ashtu e dini mirë se shëndeti i tij është sikur bomba dhe ia ka mundësuar të gjitha këto, e po ashtu e dini mirë se Ebu Ideh ishte ai që ia hapte rrugën për të kryer krime dhe ishte Muhammed Abdulmaksudi, ai që kapte njerëzit dhe ia ofronte atij për t’i mbytur. Ju të gjitha këto i dini dhe jeni shumë të sigurt, pasi që keni fakte të sigurta rreth këtyre dhe se ka dëshmi shumë të sigurta se ai i ka bërë të gjitha këto krime.
Mbyteni atë, ose digjeni për së gjalli, ose më mirë gjykojeni dhe dënojeni me 20 ekzekutime, sepse ishte ai që me veturat diplomatike shkelte protestuesit e pafajshëm në sheshin e Rabia-së; ishte ai që prej çative të ndërtesave – me anë të snajperëve – vriste popullatën e pafajshme që kishin dalë të kërkonin të drejtat e tyre. E ju e dini mirë se ai e ka syrin si të shqiponjës dhe kur merr në shenjë nuk e huq. Zoti e ruajt nga syri i keq!
Interpol, të bëjmë thirrje që të mos hamendesh as edhe për një çast të vetëm, pasi që ky është një kriminel i vërtetë, një gjaksor i pashoq dhe një terrorist i rrezikshëm. Bile ky është më i rrezikshëm se ata që kishin djegur për së gjalli protestuesit në sheshin “Muhamed Mahmud” dhe në Rabia; ky është më i rrezikshëm se ata që sulmuan dhe shkatërruan protestuesit që ishin ngritur në përkrahje të kryeterroristit Mursi; ky, po ashtu, është shumë më i rrezikshëm se vetë Karaxhiqi, Milosheviqi, e shumë e shumë terroristë të tjerë.
Mbyteni, ose digjeni për së gjalli, ose ekzekutojeni së paku 20 herë, sepse ky është shumë më i rrezikshëm për popullatën e pafajshme sesa “I Dashuri i Allahut” Netanjahu, “Kryeimami i myslimanëve” Xhorxh Bushi, “Imami i kohës” Homeini, dhe pasardhësit e tyre si Beshar Gjakësori, Ben Ali Hajduti, Ali Abdullah Salih Ngatërrestari dhe se vetë Mubaraku “Dijetari i ndritur”.
Heshteni, sepse siç ka raportuar Hasan Aliu, i cili është një prej njohësve më të mëdhenj të jurisprudencës islame, dijetari i shek. fjala e të cilit nuk pranon dyshime, ajo është e pagabueshme. Këtij, pra Jusuf Kardavit, shërbimet sekrete të Izraelit ia kanë vënë në trurin e tij një çip, andaj nuk di se çka flet dhe nuk e di se si vepron, pasi që është i komanduar nga të tjerët.
Interpol, angazhohu maksimalisht, në mënyrë që të mund të kryesh me përgjegjësi të plotë detyrën që të është dhënë dhe ta kryesh misionin tënd në luftë kundër çdo armiku të së vërtetës, të asaj që është e dobishme për njerëzit dhe të çdo gjëje që është Hyjnore.
Sionistë arabë zgjohuni, Mosad zgjohu, forca e së keqes zgjohu, zgjohuni që të gjithë sepse dijetari më i madh, vigjilenti më i madh, ai që më së shumti është duke i kontribuar botës islame në ditët e sotme është duke u kërkuar nga Interpoli. Ai tani është bërë terrorist me përmasë ndërkombëtare, njeri që pretendon se është mysliman, injorant në çështjet fetare dhe këtë sipas dëshmisë së “Kryedijetarit”, ”Kryeimamit”, ”Kryeaz’heristit”, Ali Pushimi. Ju jeni ata, në këmishën e të cilit keni hedhur “gjak të rrejshëm”, por që vetëm ju e dini të vërtetën e tij, pasi që ju jeni ata që keni specifikuar pasardhësit e tij, keni numëruar numrin e qelizave të tij dhe e dini mirë sasinë e helmit në trupin e tij.
Merrjani atij të gjitha diplomat, titujt shkencorë, trajnimet, pozitat, falënderimet dhe çdo gjë që i është dhënë derisa të mos e largoni edhe nga vetë dëshmia se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut xh.sh. Ju e dini mirë se ai është një bashkëpunëtor dhe një agjent amerikan, mason, sionist, iranian, ai është një njeri që rrjedh prej lozes së Ebu Lehebit, Ebu Xhehlit, Ubej Ibn Halefit e shumë të tjerëve të kësaj kategorie, andaj duhet që të hiqet qafe, në mënyrë që të mbrohen njerëzit e pafajshëm prej tij dhe të parandalohen sherri e dëmi i tij. Atë duhet ta vrisni në mënyrë që të ruani “Islamin e bukur”, që ju e pretendoni, e që është mirënjohës nga gjithë tradhtarët e tij përgjatë historisë, sahanlëpirësit e sotëm dhe tradhtarët e së nesërmes. Ndërkaq, këtë e kanë kuptuar drejt vetëm disa prej artistëve të kohës, siç janë: Hisan Ilham, Tahire Fifi, dhe Gara.
Mos e lejoni assesi që të jetojë i lirë, pasi që arrestimi i tij dhe mbyllja e gojës së tij është shumë më e rëndësishme sesa gjetja e ilaçit, apo parandalimi i sëmundjes së Ebolës, Sidës, apo edhe se vetë falja e Sinas, shkatërrimi i Egjiptit dhe rajonit në përgjithësi.
Heshteni, pasi që ai nuk di të heshtë, e në veçanti kur është fjala për shpalljen e shteti të Izraelit me një shtrirje nga Nili deri në Eufrat, e që për një gjë të tillë do të hedhin valle mediet arabe të sionizuara para atyre sioniste të degjeneruara.
Heshteni, sepse ai nuk po pushon së masakruari shtetet e mëdha, si Siria, Egjipti, dhe Iraku, rreth Izraelit duke qenë që janë duke e përgatitur terrenin për rrënimin e Xhamisë së Aksasë dhe ngritjen e Tempullit të Shenjtë të Izraelit. Ai do të flasë, do të bëjë thirrje, do të vërë në lëvizje turma njerëzish, andaj duhet heshtur, sepse nuk duhet të pengohet rrënimi i Aksasë dhe ngritja e Tempullit të Shenjtë të Izraelit.
Heshteni, sepse ai nuk është dijetar zyrtar që vallëzon nën urdhrat e pushtetarëve, ai nuk e adhuron djallin, nuk e pranon shenjtërinë e njerëzve, nuk kërkon të drejtat e homoseksualëve, nuk pajtohet me padrejtësitë e zullumqarëve, e as që pranon shtypjen dhe persekutimin e popullatës së pafajshme, por as vjedhjen e pasurisë shtetërore nuk e lejon, po ashtu nuk hesht nëse shkelen të drejtat e njeriut, ai nuk pranon që të shënohet si një atesit në listat botërore, andaj si mund të quhet dijetar një njeri i tillë, pasi që asnjërën prej këtyre cilësive nuk e ka në karakterin e tij???.
Mbyteni sepse ai, ah çfarë mjerimi për të shiturit, është një njeri i lirë që kërkon liri për mbarë botën dhe nuk pajtohet assesi më shtypjen dhe persekutimin që u bëhet popujve të varfër. Ai po insiston që këtyre popujve t’iu vihet në krye nga një faraon që do t’i quajë popullatën robër të degjeneruar dhe të poshtëruar, dhe që trilionët e tyre do t’i derdhnin në xhirollogaritë e miqve të tyre të Lodd-it, në mënyrë që banorët e tyre të vuajnë urie, të ankohen për drejtësi e ndoshta të shkojnë edhe më larg sa të ankohen edhe në vetë drejtësinë dhe mirësinë e Zotit të tyre.
Mos e lini të lirë, sepse, nëse ai është i lirë dhe ka mundësi që të flasë, të prononcohet, të japë mendimin e tij dhe të ballafaqohet me situatat e ndryshme, ai paraqet rrezik në nivel global. Mjafton vetëm një thënie e tij për ta parë rrezikun e tij, kur thotë: Ka ardhur koha që disave t’ua presim gjuhën dhe t’ua heqim mundësinë e ndikimit të tyre.
Ejani, pra, që ta ndihmojmë Interpolin për t’i djegur të gjithë librat e tij, në mënyrë që të mund t’i rikthejë idetë e begatshme të marksizmit, gjyqet e inkuizicionit, logjikën e banditëve feudalë që skllavëronin popullatën e tyre dhe nëse dikush ngrihej kundër kësaj menjëherë dënohej me ekzekutim.
Ejani, o arabë, o arabët e vallëzimeve të natës, o shitësit e drogës, o arabët e Perëndimit, pasi që ju jeni përfaqësuesit e denjë të arabëve, ejani dhe angazhohuni, ngrihuni në këmbë dhe mos u ndalni vetëm me një kërkesë që keni dërguar në Interpol, por dërgoni kërkesa, ankesa dhe urdhër-arresti kundër këtij njeriu edhe në Kombet e Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Organizatën Botërore për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, kërkoni nga të gjitha qeveritë e botës që të bëjnë deklarata dhe të kërkojnë arrestimin e tij, pasi që ai është më i rrezikshëm për njerëzimin sesa bombat atomike, ato nukleare, bërthamore, kimike, fosforike dhe se vetë uraniumi i varfër.
Kërkojeni në aeroporte, në rrugë, në ndërgjegjen e miliona njerëzve, shkulni zemrat e miliona njerëzve që janë ndikuar prej mashtrimeve të tij, kanë rënë viktimë e predikimeve të tij pasi që ai ua mësoi, gabimisht, se Allahu xh.sh. është një e vërtetë, dhe se Muhamedi s.a.v.s. është një e vërtetë, Parajsa është një e vërtetë, e mira dhe e keqja janë të vërteta, drejtësia dhe barazia janë të vërteta, e po ashtu i mashtroi duke iu thënë se edhe liria është e vërtetë në një kohë muzike, në një kohë kur nuk duhet kërkuar drejtësia, liria, barazia e as që duhet të kërkohet besimi në Zotin si Krijuesi i gjithësisë.
Dëbojeni, siç e dëboi Lutin a.s. populli i tij, e siç e dëboi faraoni Musain a.s, apo mbyteni siç e mbytën hebrenjtë Isain a.s!
A thua, mos është Dr. Jusuf Kardavi më i mirë se vetë Profeti s.a.v.s.?
JO, për Allahun, assesi nuk është më i mirë. Ai e ka nderin që të mos përkrahet nga shitësit e shteteve dhe të popujve, nga shitësit e fabrikuar të nderit e të moralit.
Ty të mjafton Allahu, o Dr. Jusuf Kardavi dhe unë të dua për hir të Allahut xh.sh. e larg çdo intrige nga populli zullumqar.