Më fal.
Po s’më fale Ti unë nuk mund frymë të marr.
Zoti im.
Më fal.
Më fal pse rrëzohem në të njejtën gropë me mijëra herë.
Më fal.
Po s’më fale Ti, unë nga kjo errësirë nuk mund të dal.
Më fal, se më digjet zemra në paskaj
kur mendoj se je i hidhëruar me mua
dua të tretem në vaj.
Më fal.
Se kur larg Teje jam çdo sekondë është një mallkim sa një shekull
çdo frymëmarrje është trishtim.
Larg Teje.. mos qofsha kurrë!
Mos më lër, të lutem! Mes nesh të ndërtoj mur.
Unë aq shpesh humbem në labirinthet e kësaj bote
Mos më lër, të lutem,
Të largohem nga drita Jote!
Larg Teje,
Gjithçka është e akullt, e zhytur në mjerim
Terr është çdo e hapur e syve
Zhgënjim është çdo synim.
Larg Teje kur jam
ngrin gjithçka në mua
nuk e di kush jam, nuk e di çfarë dua
pa dritën Tënde përreth
sytë shtangen në errësirën e kësaj bote.
Larg Teje,
çdo hap që bëj është plot frikë e drithërimë
larg Teje, çdo fjalë e imja është veç psherëtimë!
gjithçka në mua qan..
larg Teje çdo gjë është e flliqur
se Ti je i Pastërti!
larg Teje veten s’e dua
asgjë në mua!
larg Teje unë zhytem në më të thellat moçale
humbem në shtigje pa dalje!
Unë e di se do t’më falësh
Se mëshira Jote s’ka kufi
Por ç’të bëj se kam veç një fytyrë
E si do të t’dal me të karshi!
Shqipe Palloshi
EDITOR
11 years ago
previous article
10 hapa për të fshirë emrin tuaj nga interneti
next article