Forumi Rinor Islam shpreh urimet për festën e Bajramit deri te të gjithë besimtarët musliman, duke u uruar që kjo festë e mirëkuptimit dhe tolerancës të sjellë mirësi për gjithsecilin dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Në këtë ditë përmbyllëse të muajit Ramazan, lusim Zotin të ketë pranuar agjërimin dhe veprat tuaja.
Kjo festë të na gjejë në ndihmë dhe respekt për njëri – tjetrin, të përkushtuar për familjet tona dhe le të shërbejë kjo festë për kultivimin e harmonisë në shoqëri!
Urojmë shëndet, plot mbarësi e paqe për ju dhe familjet tuaja!
Gëzuar festën!
Urojmë shëndet, plot mbarësi e paqe për ju dhe familjet tuaja!
Gëzuar festën!