Miliarderi afrikanojugor, Patrice Motsepe u shpreh sot se do të jepte gjysmën e pasurisë së tij një fondacioni bamirësie, sipas thirrjes së Bill Gates dhe Warren Buffett.
U lind në Soëeto, Patrice Motsepe 51 vjeç, i cili kontrollon grupin e minierave “African Rainboë Minerals” është i pasuri i tetë në Afrikë me 2,65 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”.
“Nevojat dhe sfidat janë të mëdha dhe ne shpresojmë se angazhimet tona për donacion do të nxisin Afrikën e Jugut të ndihmojë dhe ta kthejë botën në një vend më të mirë”, deklaroi Motsepe.
“Kam vendosur disa kohë më parë të jepja të paktën gjysmën e pasurisë sime familjare për të ndihmuar afikanojugorët e defavorizuar dhe të varfër”, theksoi Motsepe.
“Paratë do të përdoren gjatë jetës (…) në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës në Afrikën e Jugut”, shtoi bashkëshortja e tij, Precius për radion “702”.
EDITOR
12 years ago
previous article
Imagjino
next article
Festimi i mevludit dhe festave islame
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago