PYETJA: Më kanë lindur dy djem bineq, dhe tash sa kurbana më duhet të therri?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Pyetja e juaj ka të bëjë me kurbanat të cilët therren në shenjë falënderimi ndaj Allahut për lindjen e fëmijut.
Të them fillimisht se këto kurbana nuk janë obligativ, por të preferuar apo sunet. Është mirë besimtari të therr kurbana kur i lind fëmijë në shenjë falënderimi ndaj Allahut të madhërishëm, por nëse nuk therret kurban, nuk do të thotë se është bërë mëkat.
Në rastin tuaj, do të therrni katër kurbana, ngase për djem therren dy kurbana. Ju keni lindur bineq dy djem dhe do të therrni katër kurbana. Nuk ka lidhje se kanë lindur bineq.
Allahu na udhëzoftë neve dhe fëmijët tanë e të gjithë tjerëve në rrugë të drejtë.
Categories