Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë në bashkëpunim me Shoqatën për Edukim “Vllaznia”, në vigjilje të festës së Bajramit të Fitrit, organizoi koncert me ilahi në sheshin e qytetit të Kumanovës.
Në këtë ngjarje, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili iu drejtua qytëtarëve me disa fjalë përshëndetëse, duke na e uruar këtë festë, si dhe duke shprehur fjalë miradije për faktin se shoqëria jonë ka një kohezivitet dhe ajo shprehet sidomos në festa të tilla.
Gjithashtu fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i Sh. E “Vllaznia”, Milazim Mustafa, i cili gjithashtu falënderoi të pranishmit për pjesëmarrësit, uroi festen e Bajramit dhe falënderoi grupin punues, që mundësoi realizimin e këtij aktiviteti.
Koncerti filloi me një ilahi nga grupi ‘’Zijadin Ismaili”, dhe vazhdoi me këngëtarë të tjerë, si: Ylber Aliu, Dardan Ramadani, Nderim Alimi, Avni Nebiu, Xhemail dhe Sabahatin Nuhiju,si dhe Egzon Ibrahimi.
Koncerti u përmbyll me një këngë të përbashkët nga të gjithë kënduesit, si dhe me salavate, të cilat u shoqëruan edhe me hedhje të fishekzjarreve për nder të kësaj feste.