Ramazani është më madhështori, më i bukuri dhe më frymëzuesi stacion i jetës së besimtarit. Ramazani, ky muaj i shenjtë, stacion frymëzimi për besimtari, angazhon atë besimtarin drejt pozitave shpirtërore shumë vitale. Gjallëria e besimtarit fitohet nëpërmjet frymëzimit të frytshëm që i mundësojnë elementët e adhurimeve.

Agjërimi kryesisht e frymëzon agjëruesin për dialog me nefsin e vet, me Zotin e Lartësuar dhe me të tjerët.

Forumi Rinor Islam, me moton “Ramazani, frymëzim për dialog”, edhe sivjet do të realizojë aktivitete të ndryshme në disa qytete.  

Aktivitetet e para që mikpritën muajin Ramazan, njëherit edhe shënuan nismën e veprimtarisë për këtë muaj, u realizuan në Shkup dhe Tetovë. Me manifestimin tradicional “Mirë se erdhe Ramazan”, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, së bashku me shumë qytetarë u mirprit ky muaj. Fletushka të bashkëngjitur me hurma, ëmbëlsira dhe fleturime u shpërndanë edhe për qytetarët e Tetovës.

Disa nga aktivitetet që do të realizojë FRI gjatë Ramazanit:

  • Shporta e Ramazanit në Kumanovë dhe në Tetovë;
  • Mbrëmje Kuranore në Tetovë, Shkup, Kumanovë;
  • Iftari në sheshin “Skënderbeu” në Shkup
  • Iftar me semimaturantët e dalluar të qytetit të Tetovës;
  • Netët e Kulturës Islame në Kumanovë
  • Koncerti i Bajramit
  • Video përkujtuese dhe motivuese për muajin Ramazan