Categories
Lajme

Më në fund fillon ndërtimi i xhamisë në Slloveni!

Gur themeli për ndërtimin e xhamisë në Lubjanë, siç është planifikuar, do të vendoset më 14 shtator të këtij viti, ndërsa projekti i ndërtimit i xhamisë së Lubjanës duhet të përfundojë deri në vitin 2016

Këtë lajm e konfirmoi Myftiu i Ljubljanës, dr Nexhat ef.Grabus.

Ndërkohë, Bashkësia Islame në Republikën e Sllovenisë ia ka kthtyer borxhin ‘UniCredit Bank’ të Sllovenisë. Në këtë mënyrë, janë krijuar kushtet për heqjen e hipotekës së truallit ku duhet të ndërtohet Qendra Kulturore Islame (IKC) në Lubjanë.

“Sot, definitivisht ka përfunduar çështja e pronësisë së tokës. Në këtë mënyrë, Bashkësia Islame është bërë pronar i tokës që tani është e pastër, e lirë pa kurrfar pengese. Momentalisht jemi duke i përgatitur dokumentet e projektimit dhe paralelisht jemi duke punuar në ndryshimet e projektit urbanistik i cili disi i përshtatet këtij projekti, e të cilin BI në bashkëpunim me Komunën e Lubjanës ka zgjedhur zgjidhje ideore. Ne mendojmë që në fund të majit apo në fillim të qershorit t’i dorëzojmë të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë lejen e ndërtimi”, ka thënë Myftiu Grabus.
Pas vënjes së gur themelit do të fillojë proejtki i ndërtimit të Qendre islame kulturore në Lubjanë.

“Sipas planit tonë, nëse fillojmë ndërtimin në shtator të këtij viti, ndërtimi do të zgjatë tre vjet. Pra, mund të shpresojmë që në vitin 2016 ta kemi xhaminë e përfunduar. Kjo ëndërr dhjetvjeçare e muslimanëve slloven është kthyer në realitet”, thotë myftiu Grabus.

Në vitin 2008, emiri i Katarit sheikh Hamed bin Halifa Al Thani, i pati ndihmuar Bashkësisë Islame që në tenderin publik t’ia blejë truallin Komunës së Lubjanës. Në këtë rast, në Sarajevë, gjithashtu, ishte organizuar një mbrëmje bamirësie, ku është mbledhur një pjesë e konsiderueshme e mjeteve.

Në fillim të vitit 2013 Bashkësia Islame kishte borxh 1.300.000 euro për truallin, por sot, për kënaqësinë e shumë besimtarëve islamë në Slloveni, ai problemi është zgjidhur./igj/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version