Në këtë koktej të pranishëm ishin anëtarë, aktivistë si dhe pëfaqësues të SH.E “Vllaznia”.
Fjalë rasti pati kryetari i degës, Liridon Ismaili, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë kontribuesit për angazhimin e tyre në aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit.
Po ashtu, fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i SH. E “Vllaznia”, Milazim Mustafa, i cili përgëzoi të pranishmit për vullnetin e tyre në realizimin e aktiviteteve për nder të këtij muaji.
Në fund, të gjithë të pranishmëve, iu dhurua nga një libër.