Departamenti i edukimit në kuadër të Forumit Rinor Islam – Dega Shkup edhe këtë vit realizoi shkollë verore nën moton “Me rini të edukuar drejt qëllimit të synuar”. Kjo shkollë verore zgjati tri ditë dhe u realizua në hapësirat e Qendrës Rinore në Tetovë, ndërkaq numri i pjesëmarrësve ishte afër tridhjetë.
Agjenda e kësaj shkolle në vete ngërtheu aktivitete të ndryshme edukative dhe sportive. Ligjëratat kryesisht ishin me tematika nga sfera e besimit, moralit si dhe jurisprudencës islame të cilat u ligjëruan nga hoxhë Fevzi Musliu, hoxhë Halil Ademi dhe hoxhë Hasan Baftijari. Disa nga temat e ligjëratave ishin: “Ndikimi i rrjeteve sociale në zbehjen e imanit”; “Të rinjtë dhe amoraliteti”; “Adhurimi, shërues i sëmundjeve të nefsit”.
U realizuan edhe grupe punuese të cilët punuan dhe diskutuan rreth temës: “Përkushtimi, element i rëndësishëm për sukses” me trajnues Fisnik Shabanin. Ajo me çka më shumë u pasurua ana shpirtërore dhe u arrit më shumë afërsia mes pjesëmarrësve ishin falja e namazeve të përbashkëta dhe dhikri. Përgjatë këtyre tri ditëve nuk munguan edhe aktivitetet sportive si gjimnastika dhe lojëra të ndryshme dhe në fund u bë përmbyllja me shpërndarjen e certifikatave nga ana e kryetarit të FRI – së, Fisnik Shabani.