Firefox: Shumë njerëz janë të frikësuar për rregullin e privatësisë të cilin përdor Google dhe mënyrën se si ndjek çdo gjë që bëni në ueb, posaçërisht kërkimet që i bëni në shfletues. DuckDuckGo është një opsion i shkëlqyer për kërkime që nuk bazohen në ndjekje, por nëse sërish doni ta përdorni Google pa i dhënë të gjitha të dhënat e juaja, Searchonymous është rruga më e lehtë për ta realizuar atë.
Instalojeni këtë shtojcë për Firefox dhe do të ju mjaftojë. Ju tani mund të qëndroni të kyçur në llogarinë në Google gjatë kërkimit, pa ia bërë me dije kompanisë Google që jeni ju. Nëse jeni të interesuar ta kuptoni se si punon, ja se si e përshkruan zhvilluesi: “Kur ta instaloni, nuk dërgohen të dhëna tek Google gjatë kërkimit. Kjo bëhet duke bllokuar disa të dhëna të posaçme të Google (si PREF-ID) ose gjenerimi i disa të dhënave të rastësishme (që nuk ka rëndësi që ndiqen).
Të dhënat e tjera që vetëm përmbajnë preferencat e juaja të kërkimit do të lejohen, kështu që preferencat e juaja janë të ruajtura. Ju ende do të keni mundësi të rrini të qasur në shërbimet e tjera të Google si YouTube ose Gmail. Largon reklamat dhe e thjeshtëson faqen kryesore të Google, që zakonisht shfaqet kur ndalohen të dhënat.”
Kjo është e drejtë, bonusi shtesë i Searchonymous është që reklamat të cilat i shihni zakonisht në rezultatet e Google tani më nuk janë! Nuk punon gjithmonë, por zakonisht do ta keni një përvojë pa reklama. Mjaft mirë për një aplikacion pa pagesë. (PCWorld Albanian)
EDITOR
10 years ago
previous article
7 vepra që duhet ti bësh në Natën e Kadrit
next article
Real Madridi, lider i blerjeve të shtrenjta
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago